“Tradita” Restoranti i suksesshem shqiptar ne Nju Jork

Suksesi i restorantit të Traditës shqiptare në New York

BRONX NY: Nuk është aspak e lehtë, të futesh sot në faqet e gazetës më prestigjioze në botë, asaj New York Times, televizioneve kryesore të qytetit , gazetave, radiove, apo revistave amerikane.

Por, nuk është lehtë, gjithashtu edhe të hysh 5 minuta në dritaren e ekranit të Televizionit Zëri i Amerikës, pa qenë dikush, pa bërw një ngjarje ose pa bërw një lajmë dite.

Dhe, këtë fakt në rastin tonë e kanw vërtetuar më së miri: në faqet e saj gazeta New York Times, dhe më pas televizionet, gazetat, radiot, apo revistat amerikane, po aq sa edhe Ditari i Televizionit Zëri i Amerikës, fund javën e kaluar, me anë të shkrimeve dhe kronikave, dhe të një reportazhi 5 minuta, me lajmin e Restorantit Tradita shqiptare në Bronks – Nju Jork.

Duke e rrëfyer atë si një ngjarje ose një lajmë dite të veçantë, që ka marr tashmë shumë vëmendje – e ndjekur nga mijëra shikime, duke bërw një bujë të madhe në Nju Jork, e kudo nëpër SHBA, deri në Kosovë e Shqipëri.

Lokali Pica Restorant Tradita, i cili ka qenë lajmë dite në qytetin e Nju Jorkut, thuhet se është hapur në shkurt të këtij viti, do të shkruante kështu NYT, duke sqaruar si ai ndodhej në segmentin e rrugës mes asaj 204 street dhe 205 street – Norwood në Bronx NY.

Pronë, e një shqiptari i cili tash dy dekada jeton në SHBA.

Ai, shkruan kjo gazetë erdhi nga qyteti i Pejës, për të sjell “Traditën” shqiptare, nëpërmjet gastronomisë në Nju Jork, duke filluar nga ajo që u ka bërw përshtypje edhe amerikanëve, apo kombësive të tjera, me flinë tradicionale shqiptare, (Kosovës) që piqet në furrën e madhe me dru.

Reportazhet përmendin edhe byrekun shqiptar, qebapët, dhe gjellwrat e ndryshme, të kuzhinës shqiptare, si dhe të gjitha llojet e ëmbëlsirave, bakllavaja, kadaifi, qumështori, revania e plot të tjera gatime e specialitete të gjitha, thonë pronarët janë autoktone, janë traditës shqiptare. Çka më së miri e tregon edhe menyja e saj.

“Ramiz Kukaj, është pronari. Ai është një shqiptar nga Peja e Kosovës, i cili thotë se idenë e parë për Traditën e kishte “futur” në mendjen e tij, para nëntë vitesh. Pikërisht, kur djali i tij i lindur në Amerikë, atëbotë 12 vjeç, e kishte pyetur të atin nëse mund të çonte shoqërinë e tij, në një restorant shqiptar, në mënyrë shqiptari t’u tregonte atyre pra shoqërisë së tij, për trashëgiminë e familjes shqiptare,” tregon ai për Zërin e Amerikës, ndërsa, Ramizi la pak punën dhe po intervistohej nga gazetari Ilir Ikonomi, që kishte ardhur posaçërisht për një koranikë televizive, për emisionin Ditari.

Ndërkohë, disa ditë më pas kur i gjithë stafi i Restorantit “Tradita” janë duke punuar të mbyllin punimet në lokalin e ri “Tradita” në vend tjetër, por më të njëjtat ushqime tradicionale shqiptare, në rrugën e njohur nga shqiptarët “Arthur Avenue” në qytetin e Bronxit, gjetëm kohë për të folur pak edhe për gazetën Bota sot, në një vizitë që i bëmë lokalit të tij, me pronarin e saj Ramiz Kukaj, mbas asaj buje të madhe në qytet, ku të gjithë tregojnë për lokalin e ri shqiptar në këtë qytet.

Ramizi një ri në moshë, dukej shumë optimist dhe entuziast për biznesin që po hapte, duke treguar se :”Ne e filluam këtë biznes në janar 2017, duke shërbyer fillimisht me picat e pjekura me dru zjarri në një ish lokal të cilin e kishim marrë me qira, në një lagje shqiptarësh këtu në Bronx, New York City.

Ai shtoi se “Ne jemi të pasionuar për të bërw gjitha gjërat e industrisë kulinare, dhe po përpiqemi në përdorimin e tyre, vetëm me përbërës (ingredient), që të jenë autentikë shqiptarë, dhe të përdorim edhe disa produkte tradicionale të sjelluara nga vendlindja, jonë Kosova”.

Për, këtë shtoi ai, ne do t’ju përshëndesim çdo ditë në dy lokalet tona : “Pizza Tradita Brick Oven”, në 204 street dhe 205 street – Norwood në Bronx NY, dhe me lokalin e ri i cili do të hapet këto ditë, afër rrugës së njohur Arthur Avenue, me thënien tonë tradicionale të Kosovës: “ Çka ka qellu”, u shpreh Ramizi.

Ai tregojnë më tej, se lokali i ri në rrugën e njohur për shqiptarët, Arthure Avenue, do të jetë edhe “emblemën” e saj në tabelën e restorantit, në ditare, tavolinat, menytë dhe uniformat e punonjësve me thënien e bukur dhe bujare të Kosovës: “ Çka ka qëllu”.

E cila, është dhe emri i restorantit të ri, që do të hapet këto ditë në Arthur Avenue, që do t’i përkushtohet tërësisht ushqimit dhe traditës shqiptare. Por, lokali i ri do të ketë edhe një surprizë të këndshme, kjo do të bëhet me dekorin e saj i cili është gati, dhe është një ekspozitë në miniature dhe është brenda “katër mureve të lokalit”, ku klientët do të me disa nga sendet tona autoktone shqiptare, në Kosovë, kryesisht.

Gjatë kësaj vizite, ai vazhdon me plot kënaqësi duke na treguar për thënien “ Çka ka qëllu”, e cila i bën përshtypje çdo njërit që nuk e di, se : “Nëse ftojmë dikë, por nuk ka ngelur shumë ushqim, atëherë ne në Kosovë, atë e shërbejmë me çfarë na ka mbetur. Kjo është një frazë e lindur nga varfëria, shpjegon Ramizi, dhe tregon se ky është një testament për mbajtjen e një fryme bujarie në kohë të vështira, sipas tij.

“Edhe nëse nuk kemi asgjë, do të kemi dashuri e bujari shqiptari,” thotë me shumë dashamirësi Ramiz Kukaj , pra si i thonë “Bukë, kripë, e Zemër të Bardhë!”

Ndërkohë, gjatë kësaj vizite në kulmin e punës, pronari i lokalit Ramiz Kukaj, duke folur pak nga jeta e tij, para se të shkonte në Amerikë, ai tregon: “Ashtu si jeta e çdo moshatarit tim në Kosovë, ku gjenerata e jonë kaluam shumë prej atyre vështirësive, duke filluar prej helmimeve në shkollën e mesme, apo demonstratat e 89’it, assesi nuk harrohen edhe ato protestat e minatorëve, ose ato kur me shokët e mi të rinisë studentore, ne marshuam nga Peja deri në Prishtinë, së bashku me dëbimet nga shkollat, e shumë e shumë tjera, ishin arsye dhe motivim i detyruar për tu larguar nga vendlindja jonë”.

Dhe, kështu, ndërsa, disa nga bashkëmoshatarët e tij, nuk emigruan jashtë para shume vitesh, apo disa të tjerw u zhvendosën drejt Europës, Australisë, dhe SHBA e Kanada, për një jetw më të mirë, Ramiz Kukaj, zgjodhi si mijëra shqiptarë të largohej nga vendi i tij, dhe të vinte në Nju Jork – SHBA, vetëm atëherë kur pati një nxitje që e motivojë atë të largohej, nga shtëpia.

Ramizit, i kujtohet, sot, koha kur filloj lufta në Bosnjë dhe ish oficerët e armatës famëkeqe Jugosllave, në atë kohë, rekrutonin me detyrim ushtarak, moshatarët e tij, edhe në Kosovë, (pjesë e të ashtuquajturës Jugosllavi”, te cilët mbas refuzimit të ftesës për t’u bashkangjitur armatës, ose do të përfundonin në burg, ose dotë “arratiseshin” pra largoheshin nga Kosova, në perëndim.

Ai na tha se :“Ishte koha, kur prindërit tanë, nuk i zinte gjumi për fatin e fëmijëve të tyre, se çfarë do të ndodhte me ta. Më kujtohet si sot, kur një mëngjes u zgjova edhe pash Nënën time, duke shikuar jashtë në dritare edhe Baban i ulur në një minder me një cigare të dredhur nw dorw, me një fytyrë dhe duar i dukeshin rrudhat, “palë palë ” i cili më tha ” Biri im a ish kanw mirë me mi largu nga dritarja rrjetin e hekurt, që e kishe vendosur, nëse vinë me të marr ushtar, dhe do të kishte qenë ma mirë me ik, edhe ti!”

Kaq u desh…… !!!

“Ngaqë, ishte ky momenti vendimtar që kam vendosur me u largue nga Kosova”, tha Ramizi, dhe ai ishte bashkimi familjar me të parët e mi, që kishin mbetur në Amerikë. Mbasi familja ime, kishte emigruar disa herë, rrëfehet ai, duke shtuar se ; “Në vitet e 70-ta, familja ime si shumë familje nga Plava e Gucia, nga presoni malazez, që i detyrojë ata, për t’u larguar nga trojet e tyre, i lëshuan shtëpitë e trojet e tyre, duke u shkuar nëpër vende të ndryshme, të botës”.

Ramizi, rrëfen se ai kur erdhi në Amerikë, nuk e nisi jetën e tij në këtë biznes, që ka hapur tani , pra të merret me industrinë kulinare.

Por, ideja për të bërw biznes tjetër, ishte paksa më ndryshe, shpjegon ai, që të investoi, pra t’a provojë duke krijuar një biznes me disa ushqime të traditës, dhe të hapi brenda lokalit edhe një “mini” muze me sende të vjetra të traditës shqiptare, në shekuj.

Ramiz Kukaj, i cili është bërw i njohur tani në qytetin e Bronxit – New York, është ai shqiptari nga Peja e Kosovës, që idenë e parë për “Traditën” shqiptare, si shkruante NYT, apo video reportazhi i Zërit të Amerikës, e tjera media tregojë se e kishte marrë para nëntë vitesh.

Pikërisht, nga djali i tij, i lindur në Amerikë, Kastrioti, që atëbotë ka treguar ai ishte 12 vjec, dhe e kishte pyetur të atin nëse mund të çonte atë dhe shoqërinë e tij në një restorant shqiptar, në mënyrë që t’u tregonte, atyre, për trashëgiminë e familjes së tij, shqiptare.

“Edhe, megjithëse në Bronx, jetojnë një pjesë e madhe e imigrantëve shqiptarë dhe ky qytet ishte shndërruar në strehë për refugjatë kosovarë, pas spastrimit etnik nga Serbia, me vinte keq”, na tregon ai se : “Nuk mund t’i gjeja një vend të tillë atij, ndaj e ndjeva si një obligim për djalin tim të hapja një të tillë si ky që kam hapur, dhe tjetrin e kam gati.” na tha Ramizi

Duke, shtuar se : “Natyrisht, çdo njeri e trashëgon dhe promovon kulturën e kombit të vet, ku do që gjendet, dhe kurdo që i jepet rasti”.

Mirëpo, megjithëse, Ramizi, mësuam se ka 20 vite që punon e drejton një kompani shumë të suksesshme, ku rreth vetes, ai thotë se kam mbledhur shumë bashkombes të tij, pohon vet se tani kjo është edhe nisia nga e para nga Gastromenia, ose industria kulinare si quhet ndryshe.

“Këtë, nuk e trashëgova, tha ai por ma la , më nxiti dhe ma dha si ide, djali im Kastrioti, na tregon Ramizi, që sot është pronari i dy Restoranteve, me emrin “Tradita” shqiptare, në Broks – Nju Jork.

E pyesim si rëndomtë në raste të tilla se “Mos ju keni për t’ju “trembur” atij rrezikut të ndonjë “zhgënjimi”, si ndodh zakonisht me ne shqiptarët?” ai thotë, i vendosur dhe optimist :” Jo – Jo mendojë se zhgënjim s’ka, këtu, sepse besojë shumë te suksesi im!.

Aty nga fundi i vizitës tonë ai na e përshkruan pak edhe atë që gazetarët po e quajnë ekspozitën etnografike, dhe që pronari shqiptar i lokalit, në qytetin e Bronxit, Ramiz Kukaj, e ka vendosur në restorantin e ri në Arthur Avenue “ Tradita” dhe si janë shprehur të gjithë ai e ka “qëlluar”, pikërisht me frazën tradicionale të Kosovës “Çka ka Qëllue”

Gjatë udhëtimeve të mija në 9 vitet e fundit nëpër Shqipëri e Kosovën e pas luftës, gjithmonë kërkova, tha ai, dhe mu dha rasti e gjeta këto sendet e vjetra artizanale të traditës sonë shqiptare.

“Gjithçka, prej tyre ishin nga më të vjetrat të përdora nga prindërit tanë në kohëra të ndryshme. Por, kam diçka të veçantë, sidomos kam një qylym shqiptar i vendosur si perde,. Por , kam vendosur edhe shumë sende të tjera, të mbetura nga lufta , gjetur ato nga shtëpitë e djegura dhe të shkatërruara nga gjenocidi dhe maskara serbe, në Kosovë. Ato janë të mbledhura, shumica e tyre në rrethinat e Prizrenit .”

Kam, gjithashtu edhe një pikturë , që mendoje është me shumë vlera artistike, dhe ajo është vepër e një artisteje franceze, dedikuar ajo Heroit tonë kombëtar, Isa Boletinit dhe është e madhe dhe në hyrje të lokalit…

Comments

comments

1 Star2 Stars3 Stars4 Stars5 Stars (No Ratings Yet)
Loading...

You might also like

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *