Studim – 4 milionë të rinj amerikanë janë të pastrehë

649
0

UASHINGTON, 15 nëntor /ATSH-AFP/ – Rreth 4,2 milionë fëmijë dhe të rinj janë të pastrehë në SHBA, sipas një studimi të publikuar sot dhe i prezantuar si më gjithëpërfshirësi i realizuar më parë për këtë çështje.

Hulumtuesit e Universitetit të Çikagos aplikuan një përkufizim në kuptimin më të gjerë të termit të pastrehë, duke përfshirë personat që jetojnë në rrugë apo në ndonjë strehë si dhe ata që qëndrojnë përkohësisht tek të tretët në mungesë të vendbanimit të përhershëm.

“Studimi është projektuar për t’i dhënë kombit tonë për herë të parë, një vizion më të plotë të rinisë së pastrehë duke përfshirë të rinj që nuk janë numëruar më parë”, sqaroi Matthew Morton.

Studimi ka përfshirë të paktën 700 000 adoleshentë mes moshës 13 dhe 17 vjeç pa një vendbanim fiks dhe 3,5 milionë të rinj të moshës nga 18 në 25 vjeç.

Personat me ngjyrë dhe hispanikët janë kryesisht të përfshirë si dhe personat e komunitetit LGBT, theksuan hulumtuesit, duke vlerësuar se rezultatet e studimit mund të ndihmojnë autoritetet për të kuptuar më konkretisht problemin./
/v.b/