Shqiptarët në Itali, 80% e martesave jo midis tyre – Më shumë gra shqiptare që martohen me italianë

Emigrantët shqiptarë që jetojnë në Itali, në pjesën më të madhe zgjedhin që bashkëshorti apo bashkëshortja të jetë shtetas italian.

Portali i shqiptareve ne Itali percjell se nga 448 mijë shqiptarët që jetojnë përtej Adriatikut, pa llogaritur ata që kanë marrë shtetësinë italiane, 48,1% e tyre janë femra. Pavarësisht numrit më të vogël, në martesat që kanë të paktën një shtetas shqiptar, ato janë më të përfaqësuara.

Kështu, 53,6% e martesave të shqiptarëve në Itali përbëhen nga një nuse shqiptare dhe një burrë italian. Ndërsa e kundërta, pra një burrë shqiptar që martohet me një nuse italiane përbën vetëm 26,4% të totalit të martesave.

Në këtë mënyrë, bashkimet martesore të përziera arrijnë në 80%, duke i lënë vetëm 1/5 rasteve kur dy shqiptarë martohen së bashku, percjell Portali Shqiptari.net

Por në fakt ky nuk është një trend që u përket vetëm shqiptarëve, por prek të gjithë të huajt që jetojnë në Itali. Sipas Anila Husha, e cila ka shkruar për këtë dukuri në librin e sapopublikuar “Donne d’Albania” të Rando Devole dhe Claudio Paravati, bashkimet e përziera janë një fenomen në rritje dhe një nga sinjalet më të dukshme të transformimit të shoqërisë italiane,

“Familja, një nga elementet thelbësore të shoqërisë, bëhet protagoniste e ndryshimit, duke trupëzuar brenda saj bashkëjetesën e kulturave të ndryshme që ndodhen në botën e jashtme”, shkruan Husha.

Mes vitit 1996 dhe 2013, numri i martesave në Itali ra me 30%, por u rritën ndjeshëm martesat me çifte të përziera.


Burimi: Ministria italiane e Punës

Duke krahasuar statistikat e martesave të komuniteteve të tjera në Itali, ka një normë shumë më të lartë të burrave shqiptarë që martohen me gra italiane, se sa të emigrantëve të shtetësive të tjera me nuse italiane. Nëse në rastin e martesave shqiptare ato përbëjnë 26,4% të totalit, mes emigrantëve ky raport fiksohet në 17%.

Kjo e dhënë mund të përkthehet si një përshtatje më e mirë e emigrantëve shqiptarë në komunitet, se sa shtetësitë e tjera.

A.H./SCAN

Comments

comments

You might also like

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *