Shkelën rregullat e qëndrimit – Riatdhesohen 31 shtetas shqiptar nga Franca dhe Belgjika

682
0

31 shtetas shqiptar janë riatdhesuar mbrëmjen e djeshme në aeroportin “Nënë Tereza” nga Franca dhe Belgjika pasi kanë shkelur rregullat e qëndrimit në zonën Schengen. FRONTEX në bashkëpunim me Policinë e Shtetit, atë franceze dhe belge kanë organizuar fluturimin me avion për të riatdhesuar këta persona.

Ministria e Brendshme dhe Policia e Shtetit u bëjnë thirrje të gjithë shtetasve shqiptarë të plotësojnë kriteret e lëvizjes së lirë në vendet e Bashkimit Europian.

“Shqipëria është një vend i origjinës së sigurt dhe çdo tentativë për të shkelur rregullat e lëvizjes së lirë nga ana e shtetasve shqiptar, do të ketë pasoja për ta. Ministria e Brendshme dhe Policia e Shtetit u kërkojnë të gjithë qytetarëve të mos aplikojnë për azil, pasi asnjë kërkesë qoftë politike apo ekonomike nuk pranohet. Shanset për të fituar azil janë zero”, thuhet ne njoftim.

Policia e Shtetit shqiptar ka marrë të gjitha masat në të gjitha Pikat e Kalimit Kufitar për të forcuar, mbikëqyrur dhe parandaluar tentativat për azil, duke vënë përpara ligjit shkelësit