HOMAZHET PËR ADELËN, MOTRA DHE VËLLAI S’I THANË DOT LAMTUMIRË

1127
0

Moderatorja dhe gazetarja Adelajda Xhamani u percoll dje ne banesen e fundit, pas homazheve qe nisen në orën 12:00, në kinemanë e qytetit te Kavajës

Në nderim të saj, qytetarët e Kavajës i ka dhënë lamtumirën, deri në momentin e përcjelljes për në varrezat e qytetit, në oren 14:00.

Të pranishëm kanë qenë miq dhe kolegë të gazetares, si edhe shumë qytetarë. Ish-i dashuri i saj, Bjordi Mezini, ishte i pranishëm në ceremoninë e lamtumirës, ku u pa vazhdimisht i përlotur dhe i trishtuar.

Por motra e vëllai i Adelës, nuk arritën dot ta shihnin e ta puthnin për herë të fundit.

Ata ndodhen në Gjermani dhe e kishin të pamundur mbërritjen në kohë, për ta përcjellë motrën e tyre në banesën e fundit. Ky do jetë pengu i madh i tyre.