Emigrantët shqiptarë në Greqi do mrekullohen nga ky lajm! Tashmë do paguani vetëm…

1019
0

Me ne fund nje lajm i mire per emigrantët shqiptarë në Greqi. Sipas amendamentit që ka kaluar me urgjencë sot në parlamentin grek pas paralajmërimit për penalizim nga KE për aplikimin e tarifave shumë të larta në krahasim me vendet e tjera anëtare të BE-së, lejet e qëndrimit bazuar ne legjislaturën e përbashkët europiane, nën udhëzimet e BE-së do të kenë kosto reciproke e të unifikuar.

Kjo do te thote qe shqiptaret do të paguajnë gjysmën e tarifave për lejet e qëndrimit.

Nuk do ndryshojë kosto e lejeve të qëndrimit 10-vjeçare, për arsye të jashtëzakonshme dhe e brezit të dytë, vendime bazuar në legjislaturën greke për emigracionin. Sipas amendamentit, kostoja e lejeve nën udhëzimin e BE-së do të jetë 150 euro, rreth 50% më lirë se sa paguajnë emigrantët shqiptarë, disponues të tyre në Greqi.

Në të njëjtin amendament theksohet se emigrantët e papunë nga kriza ekonomike përfitojnë siguracion shëndetësor falas, si dhe shtetasit grekë, ndërsa për fëmijët mbi 18 vjeç do të kenë mundësinë të sigurohen nga prindërit si për lejen e qëndrimit ashtu dhe për siguracionin shëndetësor.