Fluksi i emigrantëve “po ndryshon” jetesën në qytetet e mbarë botës. Vendet me shifrat më të larta të të huajve

Në vitin 2015, mbi një miliard njerëz migruan: 244 milionë shkuan jashtë vendit dhe 763 milionë u shpërngulën brenda vendit të tyre.

Disa i kanë hipur një avioni, për të shkuar drejt një destinacioni për të nisur kështu një jetë re në një tjetër vend.

Disa të tjerë rrezikuan jetën e tyre në anije të mbipopulluara, duke ikur nga lufta ose nga uria. Të tjerë u larguan nga fshati në kërkim të vendeve të punës, për një jetë më të mirë. Ajo që shumica dërrmuese kanë të përbashkët është se ata “përfunduan” duke lëvizur nga një vend në tjetrin.

Një raport i ri nga Forumi Ekonomik Botëror i shqyrton këto modele të migracionit dhe se si ato ndikojnë në qytetet e botës.

Ku lëvizin emigrantët?

Numri i emigrantëve po rritet. Nga viti 2000 deri në vitin 2015 rritja vjetore e migrimit ishte 2.4%.

Pothuajse një në pesë ose (19%) e emigrantëve shkuan për të jetuar në Shtetet e Bashkuara. Numri i emigrantëve që shkojnë drejt Gjermanisë dhe Rusisë për këto vite, llogaritet të ketë qenë afërsisht 10 për qind (9.7%).

Mbi 80% e popullsisë në Emiratet e Bashkuara Arabe janë të lindur jashtë vendit. Migrantët kanë tendencë të shkojnë në qytete globale.

Dubai dhe Brukseli kanë numrin më të madh të popullsisë së lindur nga jashtë, respektivisht 83% dhe 62%. Nga gati 7 milionë të huaj që jetojnë në Kanada, pothuajse gjysma (46%) jetojnë në Toronto.

Mbi një e treta (36%) e amerikanëve jetojnë në vetëm 20 qytete amerikane. Të njëjtat qytete kanë  dy të tretat ose (65%) të emigrantëve të autorizuar të vendit.

Në Australi, 6.6 milionë njerëz kanë lindur jashtë shtetit. Prej tyre, 1.4 milionë jetojnë në Sydney dhe 1.2 milionë jetojnë në Melburn.

Ndikimet e migracionit

Migrimi mund të ketë një efekt pozitiv në ekonominë e një vendi. Por qytetet duhet të jenë të përgatitur për të sapoardhurit, nëse do të shfrytëzojnë përfitimet.

Raporti i Forumit Ekonomik Botëror shikon se si 22 qytetet më të prekura në mbarë botën po përballen me një fluks të emigrantëve.

Katër sfidat kryesore me të cilat ballafaqohen kryebashkiakët e qyteteve të identifikuara në raport janë: strehimi, shëndetësia, arsimi dhe punësimi.

Pothuajse të gjitha qytetet raportuan një nevojë për strehim më të përballueshëm dhe social. Kjo nuk ishte vetëm për emigrantët, por edhe për popullsinë ekzistuese.

Për shembull, në Calgary, Kanada, ku 33.2% e popullsisë janë lindur si të huaj, lista e pritjes për strehim kishte arritur në 3.000 persona. Përveç kësaj, çmimi mesatar i banesave ishte më i lartë në qytet sesa mesatarja kombëtare.

Kujdesit shëndetësor

Emigrantët duhet të kenë akses në kujdesin shëndetësor që adreson nevojat e tyre të veçanta.

Gjashtëmbëdhjetë qytete njihnin nevojën që shërbimet e tyre të kujdesit shëndetësor duhej të përmirësoheshin. Midis tyre është Paris, një qytet ku një në shtatë banorë është i huaj.

Megjithatë, raporti thotë se qendrat humanitare të Parisit për të sapoardhurit, të cilët ofrojnë informacion dhe strehim, janë një shembull për qytetet e tjera se si të menaxhojnë ardhjen e emigrantëve dhe t’i ndihmojnë ata të integrohen në komunitetet e tyre të reja.

Arsimi dhe punësimi

Arsimi dhe punësimi janë nevoja themelore, por emigrantët shpesh luftojnë për të hyrë në të dyja.

Pesëmbëdhjetë qytete thanë se dhënia e një arsimimit bazë dhe të mesëm për emigrantët e rinj ishte një sfidë. Tetë nga 15 qytetet thanë se një nga çështjet më të mëdha ishte se emigrantët nuk flisnin gjuhën e qytetit të tyre të ri dhe kjo paraqiste një tjetër sfidë për integrimin e tyre të suksesshëm.

Ndërsa qasja në punësim dhe në tregun e punës është një sfidë në të gjitha qytetet, 11 prej tyre përmenden se duhet të adresohen çështjet e punësimit.

Përfitimet e migrimit

Përfitimet ekonomike të migrimit janë të qarta. Në vitin 2015, emigrantët kontribuuan mbi 6.4 trilionë dollarë, ose 9.4%, në GDP globale.

Synimet e Zhvillimit të Qëndrueshëm të OKB-së pranojnë se migracioni i mirëmenaxhuar do të luajë një rol kryesor në zhvillimin e qëndrueshëm për qytetet.

Comments

comments

1 Star2 Stars3 Stars4 Stars5 Stars (No Ratings Yet)
Loading...

You might also like

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *