Shqiptari online! Shqiptari Net Portal

Të folurit para publikut, rregulla dhe keshilla
Më poshtë do të lexoni disa këshilla efikase të cilat do t’ju ndihmojnë për të krijuar një fjalim sa më të saktë.

Prezantoni një temë të caktuar.

Të prezantuarit e një teme të caktuar është një udhërrëfyes mjaft i mirë për publikun, gjë kjo që e mban atë edhe më shumë të përqendruar.

Tregoni histori.

Nëse doni që publiku të jetë shumë i përqendruar në fjalimin tuaj, mundohuni që ta alternoni atë me histori të ndryshme, të cilat do ishte mjaft mirë nëse do të ishin histori reale, të përjetuara.

Visheni me nota humori.

Humori është një ndër elementët më të rëndësishëm të një fjalimi. Këshillohet që shakatë apo batutat , të mos përdoren që në fillim sepse një gjë e tillë mund të krijojë keqkuptime dhe i heq peshën e rëndësisë fjalimit përkatës.

Përdorni struktura paralele fjalish.

Përdorimi i strukturave paralele në një prezantim apo fjalim të mbajtur në publik, është një metodë mjaft e sukseshme. Një gjë e tillë ndihmon shumë në memorizimin në mënyrë mjaft të lehtë të mesazhit që doni të përçoni tek publiku.

Praktikohuni mirë përpara prezantimit.

Të praktikuarit mirë përpara prezantimit në publik, ju ndihmon shumë në bërjen e një paraqitjeje sa më korrekte dhe e mban publikun shumë të përqendruar.

Shmangni shënimet.

Gjatë mbajtjes së një fjalimi në publik, kontakti me sy është shumë i rëndësishëm. Prandaj mundohuni që të shmangni shënimet që mund të keni në letrën e prezantimit.

Ku po shkon rinia shqiptare?
Fondacioni “Friedrich Ebert” ka publikuar pak ditë më parë një raport të hollësishëm rreth tendencave, vizionit dhe aspiratave të rinisë shqiptare. 25 përqind e të rinjve nuk lexon asnjë libër, 84 përqind e tyre mbështeten fort tek familja, 54 përqind mendon se do të punësohet pas studimeve të larta

Nga shkon rinia shqiptare? Cili është trendi, ose më mirë trendet që ajo ndjek, njëzet vjet pas rënies së komunizmit? Cilat aspiratat, perspektivat, vizioni dhe perceptimi që ajo ka për shoqërinë ku jeton e rritet? Çfarë qëndrimi mbajnë të rinjtë shqiptarë ndaj familjes, fesë, shkollës dhe profesionit? Këto pyetje, por edhe shumë të tjera si këto, mund të thuhet se tashmë e kanë një përgjigje. Madje një përgjigje serioze. Një projekt ambicioz i fondacionit “Friedrich Ebert”, në të cilin janë përfshirë shumë studiues shqiptarë e gjermanë, ka hartuar një studim përmbledhës prej më shumë se 170 faqesh, i titulluar “Rinia shqiptare 2011”.

Data e studimit duket paksa e tejkaluar në kohë, por kur shfleton faqet plot të dhëna, grafika, citime dhe referenca, kupton se puna që është dashur të kryhet, ka qenë angazhuese dhe voluminoze.

Studimi, pjesë të të cilit po botojmë më poshtë, bazohet mbi anketimin e 1200 të rinjve të moshës 16-27 vjeç, të përzgjedhur në mënyrë të tillë, që të përfaqësojnë të gjitha shtresat, grupimet, sjelljet dhe interesat. Më poshtë po botojmë pjesë nga studimi “Rinia shqiptare 2011”.

Shkolla, sfida e përhershme

Femrat përbëjnë shumicën e të rinjve që ndjekin arsimin e lartë; mbizotërimi i numrit të femrave përkundrejt meshkujve rritet me nivelin e shkollimit. Të rinjtë shqiptarë shpenzojnë mesatarisht 2 orë e 43 minuta në ditë për të mësuar, ku djemtë i kushtojnë shumë më pak kohë këtij procesi sesa vajzat. Shumica e të rinjve shqiptarë shkojnë me kënaqësi në shkollë, por me rritjen e moshës niveli i kësaj dëshire ulet. Lidhur me rezultatet e arritura në mësime, 48.5% e të rinjve i përkasin nivelit mesatar të notave (shumica e notave 7-8) ku meshkujt kanë rezultate më pak të mira sesa femrat. Vetëm 6.1% e të rinjve nuk besojnë tek fenomeni i blerjes së votës. Perceptimi mbi blerjen e notës është më i fortë në qytetin e Tiranës ku shumica e të rinjve besojnë se në 67.5 % të rasteve notat blihen. Shumica e të rinjve shqiptarë do të dëshironin të arsimoheshin jashtë vendit. Afro 54.9 % e të rinjve shqiptarë shprehen në përgjithësi me optimizëm për sa i përket shanseve të punësimit në të ardhmen ku vihet re se femrat janë më optimiste se meshkujt sikurse edhe të rinjtë nga Tirana përkundrejt atyre nga qytete të tjera. Rreth 35.2% e të rinjve në nivel kombëtar kanë një punë më kohë të plotë a të pjesshme dhe meshkujt e rinj të punësuar janë më të shumtë sesa femrat. Shumica e të rinjve lakmon punën në administratën publike ku 49.3% e tyre do të zgjidhnin këtë sektor për të punuar ndërkohë që kjo dëshirë rritet me kalimin e moshës dhe nivelin e studimeve. Të rinjtë besojnë më shumë tek njohjet dhe miqtë se sa faktorë të tjerë që mund t’i ndihmojnë në gjetjen e punës. Megjithatë të rinjtë shqiptarë nuk janë shumë optimistë për sa i përket mundësive të punësimit në të ardhmen. Vetëm 54.9% e tyre besojnë se do të gjejnë punë pas mbarimit të arsimit. Tek ky grup optimistësh, 15.3% besojnë se do të gjejnë menjëherë punë dhe 39.6% se do t’a gjejnë atë pas një periudhe kohe. Ndërsa 30.7% e të rinjve nuk besojnë se do të mund të gjejnë shpejt punë. Duket që mundësitë për të punuar në profesionin për të cilin arsimohesh janë më të larta në zonat e tjera urbane e rurale se sa në Tiranë. Në Tiranë ndodhen vetëm 25 % e atyre të rinjve që punojnë, ku profesioni që ushtrojnë përputhet me arsimin që ata kanë marrë, përkundrejt 38.3 % e të rinjve në zonat e tjera urbane dhe 26.9 përqind në ato rurale. Gjatë gjithë viteve të tranzicionit administrata qendrore publike dhe të punësuarit e tjerë në sektorët e tjerë që financohen nga buxheti i shtetit janë zvogëluar në mënyrë të ndjeshme vit pas viti. Megjithatë, një shumicë dërrmuese e të rinjve e lakmon punën në administratën publike. Kur të rinjtë u pyetën se në cilin sektor parapëlqenin të punësoheshin në të ardhmen, 49.3% e tyre zgjodhën administratën publike, 25.1% sektorin privat dhe 17.8% institucionet ndërkombëtare. Tek të rinjtë që pëlqejnë punësimin në sektorin e administratës publike, mbizotërojnë femrat me 54.9% përkundrejt meshkujve me rreth 44.3%. Ndërsa tek të rinjtë që parapëlqejnë mundësinë e punësimit në sektorin Privat, meshkujt zënë një përqindje më të lartë me 30% përkundrejt femrave me 19.4%.

Më thonë “fshatar”!

Grupi ku të rinjtë besojnë më shumë janë familjarët e tyre, ndërsa ata që gëzojnë më pak besim janë fqinjtët. Origjina fshatare apo qytetare si dhe prejardhja krahinore janë dy faktorët kryesorë të diskriminimit që hasin të rinjtë. Në përgjithësi të rinjtë shqiptarë janë tolerant dhe të hapur ndaj grupeve të ndryshme shoqërore, por ata karakterizohen nga një ndjenjë e theksuar paragjykimi ndaj homoseksualëve (homofobë). Vetëm 16 përqind e të rinjve janë përfshirë në aktivitete vullnetare. Vlerat e sotme më të rëndësishme për të rinjtë janë dinjiteti vetjak, toleranca dhe korrektesa. Besimi i të rinjve të kryeqytetit ndaj fqinjëve të tyre është pothuajse zero. Shumica e të rinjve shqiptarë do të ndjeheshin më të gëzuar me një fqinj të huaj nga Evropa Perëndimore ose SHBA sesa nga Shqipëria. Një ndër dhjetë të rinj nga shtresat më të pasura të popullsisë diskriminohet pikërisht për shkak të pasurisë.

Një brez i ri besimtarësh?!

Shumica e të rinjve shqiptarë, rreth 80 përqind , e identifikojnë veten si besimtarë të një feje të caktuar dhe vetëm një e pesta e tyre pohojnë se nuk janë të tillë. Në gjithë botën, besimi fetar dhe pjesëmarrja në një bashkësi fetare identifikohen si forma të thella përkatësie sociale. Duke u nisur nga vetëdeklarimet e të rinjve përsa i përket besimit fetar që ata praktikonin, anketimi na ofroi një përbërje të besimit të rinisë shqiptare me 56 përqind Muslimanë, 12 përqind Ortodoksë, 9 përqind Katolikë, 4 përqind Bektashi. Nga ana tjetër 16.5 përqind e të rinjve shprehen se nuk praktikojnë asnjë fe, një shifër që rritet në mënyrë të konsiderueshme në kryeqytet, ku 22 përqind e të rinjve pohojnë se janë jopraktikantë. Shumicën e kësaj kategorie e përbëjnë djemtë, ku një ndër pesë meshkuj thotë se nuk praktikon asnjë fe të caktuar krahasur me një ndër dhjetë femra. Vërejmë se një numër shumë i vogël i të rinjve, rreth 2 përqind, janë shprehur se janë ateistë.

Shtëpi e ëmbla shtëpi

84 % e të rinjve shqiptarë vazhdojnë ta konsiderojnë jetesën me familjen si një element të qëndrueshëm të stabilitetit të tyre emocional dhe ekonomik. Edhe të rinjtë nga shtresat e pasura synojnë të mos shkëputen nga familja por të jetojnë bashkë me të. Familja vazhdon të ketë ndikim në vendimmarrjen e tyre, në vendimet më të rëndësishme, duke përfshirë edhe zgjedhjen e partnerit. 64.1 % e të rinjve pohojnë se babai vazhdon të konsiderohet si një nga personat më me ndikim brenda familjes nga të rinjtë ku pesha e tij është më e madhe në zonën e Veriut dhe në fshat. 81.8 % e të rinjve e përfytyrojnë veten e tyre në të ardhmen të martuar dhe të lidhur në një familje. Përballë përparësive të bashkëjetesës dhe martesës të rinjtë shqiptarë shohin tek kjo e fundit si elementin më kryesor ndarjen e përgjegjësive mes njëri –tjetrit. Ndër karakteristikat parësore të partnerit që do të zgjidhnin për martesë, personaliteti dhe interesat e përbashkëta janë ato që kanë rëndësi më të madhe, por një rol të madh po merr edhe ndikimi i pamjes së jashtme. Shoqëria dhe lidhjet miqësore krijohen dhe konsumohen mes të rinjve si në zonat urbane dhe rurale pavarësisht nivelit ekonomik mes tyre. Të rinjtë kanë prirje të konfliktohen më shumë në shkollë, sesa në ambiente të tjera sociale si klubi, disko, apo lagjja ku vërehet se të rinjtë nga shtresat e pasura, kanë prirje të konfliktohen më shumë se të rinjtë e shtresave të varfra si pjesë e përforcimit më tej të dallimit të identitetit të tyre. Kështu, në nivel kombëtar 48 % e të rinjve të intervistuar pohojnë se shkojnë shumë mirë me prindërit, ndërkohë që 47 % thonë se marrëdhënia është e mirë, megjithëse kanë pikëpamje të ndryshme. Në këtë rast vihet re një dallim gjinor, ku vajzat përkundejt djemve kanë një përqindje më të pakët të marrëdhënies shumë të mirë me prindërit (52 % djem dhe 44.9 % vajza), çka nënkupton se ato priren të kenë më shumë pavarësi përkundrejt trysnisë prindërore, për modele të përcaktuara sjellje. Ndërkohë, vihet re një ndarje mes të rinjve të qytetit dhe fshatit, ku ata në fshat kanë një përqindje më të madhe 58 % përkundrejt 41.6 % në qytet lidhur me marrëdhëniet shumë të mira me prindërit çka dëshmon një autoritet prindëror më të fortë falë formave tradicionale e mentalitetit lidhur me to në zonat rurale. Me rritjen e moshës së të rinjve, theksohet më tej prirja për pavarësi ndaj prindërve dhe marrëdhëniet me to karakterizohen nga debate, siç pohohet nga 52.9 % e të rinjve të intervistuar të moshës 18-22 vjeç, përkundrejt atyre 16 -17 vjeç.

“Duam të ikim nga Shqipëria”

Shumica e të rinjve shqiptarë nuk synojnë të largohen nga vendbanimi i tyre aktual drejt një qyteti apo fshati tjetër të Shqipërisë, por thuajse 70 përqind e tyre duan të emigrojnë jashtë vendit. Arsyeja ekonomike është shkaku kryesor që i shtyn të rinjtë shqiptarë të largohen drejt një vendbanimi të ri brenda Shqipërisë ose edhe jashtë saj. Të rinjtë shqiptarë parapëlqejnë si vendet më të mira për të emigruar Italinë dhe Anglinë. Ndërkohë që kjo e fundit renditet dhe si vendi më i preferuar për arsimimin e të rinjve. Në raport me meshkujt, femrat kanë dëshirë të emigrojnë më shumë për arsye arsimimi.  Shumica e të rinjve në Shqipëri janë optimistë për të ardhmen dhe e shohin atë më të mirë përgjatë 10 viteve në vazhdim. Femrat e reja dhe ato që ndjekin universitetin, janë ndër grupet më optimiste për të ardhmen e vendit. Për pjesën më të madhe të të rinjve shqiptarë, guximi është një vlerë që të ndihmon për të arritur qëllimet e dëshiruara në jetë. Në përgjithësi, tek të rinjtë shqiptarë mbizotëron mendimi se në jetë do të shpërblehesh, nëse kujdesesh për të tjerët. Të rinjtë e zonave të jugut e ndajnë këtë mendim në përqindje më të lartë, në krahasim me të rinjtë që jetojnë në kryeqytet apo në veri të vendit. Mbi 80 përqind e të rinjve shqiptarë i konsiderojnë shumë të rëndësishme normat morale në shoqëri, por janë të ndarë në opinionet e tyre, nëse në ditët e sotme duhet ta ndash apo jo, hidhërimin me të tjerët. Rreth 80 përqind e të rinjve mendojnë se është shumë e rëndësishme që gjatë jetës të jesh i rrethuar nga njerëz tek të cilët mund të mbështetesh. Nga ana tjetër të rinjtë shqiptarë janë të ndarë mes atyre që besojnë se në jetë është e mjaftueshme të kesh disa miq dhe të bësh çfarë ke qejf, atyre që besojnë se kjo është deri diku e rëndësishme, dhe atyre që e kundërshtojnë plotësisht këtë mendësi. 60 përqind e të rinjve besojnë se karriera nuk është gjëja më e rëndësishme dhe se njeriu nuk duhet të izolohet në vetvete, duke jetuar me justifikimin se jeta është shumë e vështirë. Një numër i madh i të rinjve mendojnë se duhet të interesohesh për atë që ndodh në shoqëri si një element i rëndësishëm në jetë. Por nga ana tjetër, një pjesë e tyre pohojnë se nuk është shumë e arsyeshme të ecësh me rrymën apo të orientohesh nga të tjerët

Tre orë në ditë TV

Aktivitetet e përditshme në të cilat të rinjtë shpenzojnë kohën e lirë janë: muzika, televizioni dhe takimet me miqtë. Të rinjtë shqiptarë shpenzojnë mesatarisht tre orë në ditë para televizorit dhe tre orë të tjera duke lundruar në Internet. Programet televizive më të parapëlqyera për të rinjtë janë ato me muzikë të huaj, filmat aksion dhe telenovelat. Interneti përdoret kryesisht për qëllime argëtimi dhe komunikimi, ku 80 përqind e të rinjve e përdorin për të komunikuar në rrjetet sociale, 50 përqind për “chatting”, ndërkohë që vetëm 20 përqind e tyre e përdorin atë për arsye pune. Debatet e nxehta politike dhe emisionet ku është në qendër politika duket se nuk ngjallin interesin e të rinjve në Shqipëri. Mbi 40 përqind raportojnë se nuk i ndjekin kurrë ato, ndërsa vetëm 4 përqind e të rinjve i ndjekin çdo ditë. Ndërkohë që rreth 18 përqind e tyre i shohin një herë ose disa herë në javë, ndjekësit më të pasionuar të tyre ndodhen më shumë në fshat, ku janë 5 përqind e të rinjve përkundrejt 0.5 përqind e të rinjve në Tiranë. Nga të dhënat vërejmë një bashkëlidhje pozitive midis arsimimit dhe interesit në këto programe. Në lidhje me dokumentarët shkencorë dhe historikë shohim se ato ndiqen përditë nga 11.5 përqind e të rinjve dhe 19 përqind i ndjekin disa herë gjatë javës. Më shumë se gjysma e tyre i shohin rrallë këto lloj programesh, ndërkohë që një e pesta e të rinjve në Shqipëri nuk ka fare interes për dokumentarët. Në varësi të ndarjes gjinore mes të rinjve numri i meshkujve që i ndjek rregullisht ato është dyfishi i numrit të femrave të pasionuara pas tyre. Në vijim të larmisë së programeve televizive që ndiqen nga të rinjtë, programet sportive dhe komenti sportiv janë llojet më të parapëlqyera të të rinjve meshkuj. Mbi 28 përqind e tyre shohin programe të tilla çdo ditë ndërkohë që vetëm 3 përqind e vajzave bën të njëjtën gjë. Rreth 60 përqind e femrave të reja në Shqipëri nuk shohin kurrë programe me koment sportiv, ndërkohë që kjo dukuri është e pranishme vetëm tek një ndër dhjetë djem.

Vërehet se ndjekësit më të rregullt të këtyre programeve jetojnë në Tiranë dhe bëjnë pjesë në grupmoshën e adoleshentëve.  Dy zërat më të rëndësishëm të shpenzimeve në buxhetin e të rinjve janë ato që lidhen me veshjet dhe ato për kafenë apo lokalet. 23 përqind e të rinjve konsumon duhan çdo ditë, ndërsa 10.5 përqind e tyre përdor alkoolin në mënyrë të shpeshtë. Paraqitja e jashtme dhe veshjet “firmato” janë në modë për mbi 90 përqind të të rinjve. Nga ana tjetër rreth 60 përqind e tyre e konsiderojnë përfshirjen në politikë ose shoqëri civile si diçka jashtë mode. Shumica e të rinjve shqiptarë shprehen se janë të kënaqur me paraqitjen e tyre të jashtme. Një ndër katër të rinj e konsideron virgjërinë si një vlerë për të dyja gjinitë, ndërkohë që një ndër tre të rinj e cilëson atë një vlerë të veçantë për femrat. Vetëm 30 përqind e të rinjve që e kanë nisur aktivitetin seksual, i përdorin rregullisht masat mbrojtëse.

Çereku i të rinjve, asnjë libër të lexuar!

Një ndër dhjetë të rinj meshkuj në Shqipëri i ndjek telenovelat çdo ditë! Një ndër pesë të rinj shqiptarë nuk lexon kurrë libra! 30 përqind e 16 dhe 17 vjeçarëve e kanë filluar tashmë aktivitetin seksual. Alkooli dhe duhani konsumohen rregullisht dhe nga ata të rinj, të cilëve sipas moshës nuk mund t’u shiten këto produkte. Shumica e të rinjve e gjykojnë konsumin e marijuanës si të dalë mode.

Harxhimet

Të rinjtë janë pjesë e një shoqërie konsumi ku përpiqen të kënaqin shijet dhe kënaqësitë e tyre, duke paguar njëkohësisht edhe çmimin e tregut për t’i arritur ato. Lidhur me idenë dhe informacionin mbi sasinë e parave që ata shpenzojnë për qëllime të ndryshme, atyre iu kërkua të përcaktonin një shifër mesatare të harxhimeve mujore, ku të përfshinin blerjet për kategori të caktuara mallrash dhe shërbimesh. Në tërësi vërehet se shpenzimet mesatare mujore të të rinjve janë një shumë e konsiderueshme për buxhetin e një familje shqiptare më të ardhura mesatare.  E matur për herë të fundit në vitin 2009, paga mesatare në Shqipëri është 36,075 lekë të reja, ndërkohë që buxheti i të rinjve i paraqitur në tabelë nuk përfshin shpenzimet bazë të ushqimit, arsimimit dhe kujdesit shëndetësor. Duke pasur parasysh faktin se shumica e të rinjve nuk punojnë, atëherë në mënyrë të natyrshme të lind ideja se janë prindërit shqiptarë që sakrifikojnë jo pak për të plotësuar kërkesat e fëmijëve të tyre. Pjesa dërrmuese e këtyre parave shpenzohet nga të rinjtë për të blerë veshje, këpucë dhe elementë të tjerë që lidhen me to. Të rinjtë harxhojnë mesatarisht 5,160 lekë në muaj për këto mallra, ndërkohë që për disa prej tyre këto shpenzimet kapin në muaj shifrën deri 30,000 lekë. Është e kuptueshme që shpenzimet më të mëdha i kryejnë të rinjtë në kryeqytet dhe nëpër qytete, sesa ata në fshat, ashtu sikurse të rinjtë e pasur shpenzojnë dyfishin e parave përkundrejt atyre me të ardhura të ulëta.  Kjo prirje e natyrshme vërtetohet edhe nga të dhënat e anketimit ku ka një ndryshim të nivelit të shpenzimeve me rritjen e mundësive financiare. Paratë e shpenzuara në kafene dhe bare janë një tjetër zë me peshë në buxhetin mujor të të rinjve. Për këto të dyja të rinjtë shpenzojnë mesatarisht rreth 4,660 lek në muaj, por shumica prej tyre mbetet në shifrat e 3,000 lekëve. Në këtë rast të rinjtë meshkuj shpenzojnë në mënyrë të konsiderueshme shumë më tepër sesa femrat dhe Tirana zë vendin kryesor përkundrejt qyteteve të tjera apo fshatrave. Ashtu siç e përmendëm edhe më lart, të rinjtë me të ardhura të larta shpenzojnë dyfishin e parave në kafene dhe bare krahasuar me ata të rinj që kanë mundësi të pakta financiare. Nga ana tjetër, shpenzimet e të rinjve për kinema dhe blerje DVD janë të pakta, mesatarisht rreth 245 lekë. Shumica e të rinjve nuk asnjë lek për këtë aktivitet, ndërkohë që ata të rinj që shpenzojnë për këtë qëllim janë kryesisht në Tiranë. Edhe në këtë rast të rinjtë që vijnë nga shtresat e pasura shpenzojnë mesatarisht dy deri në tre herë më shumë për kinemanë sesa të tjerët. Prirja e të rinjve për të përdorur çdo mjet që lehtëson komunikimin e përditshëm e të vazhdueshëm mes tyre vërehet edhe tek shpenzimet për telefonat celularë. Kartat e celularëve ju kushtojnë të rinjve mesatarisht 1,600 lekë në muaj, por ka prej tyre që harxhojnë edhe deri në 12,000 lekë. Për telefonat celularë shpenzojnë më shumë meshkujt sesa femrat, respektivisht 1,750 lekë, krahasuar me 1,640 lekë, ndërkohë që me rritjen e nivelit të arsimit vërehet një shtim i shpenzimeve për këtë mjet komunikimi. Përsa i përket librave, të rinjtë shpenzojnë shumë pak para për blerjen e tyre dhe kjo pasqyron edhe parapëlqimin e ulët nga ata për të lexuar libra në kohë të lirë. Një i ri shqiptar harxhon në muaj vetëm 390 lekë për të blerë libra e revista. Në këtë drejtim femrat paraqesin një interes më të madh për këtë element, teksa shpenzojnë për libra dyfishin e shifrës që harxhojnë meshkujt. Ashtu siç mund të parashikohet, shpenzimet për libra mes të rinjve rriten me nivelin e arsimimit. Nga ana tjetër një numër i vogël të rinjsh shprehen se ata shpenzojnë shuma të konsiderueshme parash për kategori të tjera shpenzimesh, si blerja e cigareve, benzina apo nafta për automjetin, abonetë e transportit publik, aktivitetet sportive si stërvitje në palestër apo kalçeto, si dhe blerjen e produkteve të ndryshme kozmetike ose shërbimeve.

Mjere per gazeten tuaj!
Gazetat shqiptare behen me perverse se sa vete pedofili. Japin detajet e perdhunimit te 10 vjecarit.

Ky mut shtet a ka ligje që i mbron viktimat….kjo mut media është më e poshtër se vetë përdhunuesi sepse e legjitimon përdhunimin duke e bërë publik dhe me detaje,  diçka të paimagjinueshme në çdo vend të botës veç kesaj copë province euro-anadollake me emrin Shqipëri që është katandisur si mo Zot ma keq.

Mendoj se lapërdharët e shtypit janë më përvers se vetë Monstra që e përdhunoi një fëmijë në mënyrën me mizore e për të cilën duhet ekzekutuar me ligj e pa ligj nuk ka rëndësi. Ky është mesazhi që i duhet dhënë monstrave në çdo vrimë miu ku të jenë e të mos guxojnë më të shfaqen si hiena në rruget e rrugicat tona, përqark fëmijëve tanë.

Burgu është hak edhe për këta qelbësira  gazetarësh. Nuk është kjo liri e shtypit por legjimitet i mizorive.  Unë jam gazetar me profesion po të tillë gazetari e urrej.

Kjo familje e këtij djali të shkretë duhet të kërkojë mbrojtje nga shteti dhe instancat ndërkombëtare sepse po e shkatrrojnë jetën e një viktime në moshë të vogël.

Çfarë faji ka ai moj zonja Anila Basha e ju gazetarët e tjerë që veç gazetare nuk jeni pa le të bëheni edhe deputet. Pika deputetllëkut tuaj. Po si mund të bëheni deputet me këte mendësi e mendjeshkurtesi?

Sa i përket opinionin tim mbi ekipet e boset e shtypin e sotëm mund të them se jane një tufë horrash të paprinciptë, karieristë, lapangjozë partish,  që nuk kane pikë përgjegjësie e ndjenje njerëzore.

Po te isha prokuror këta kuçkarë gazetash do vija në bankën e të akuzuarve krah për krah monstrës Ardian Prrenjasit, sepse njeri e përdhunoi fëmijën fizikisht fshehur në skutën e vet të djallit e shtypi tiran i Tiranës e përdhunoi moralisht dhe e linçoi  publikisht.

Jeta e këtij djali të vogël është e masakruar edhe në saj tuaj, o monstrat e shtypit lapërdhar të Tiranës.

A ka prokurori, a ka gjykata, a ka ligje, në çfarë shoqërie mizerabël jetojmë?!

Brenda ditës që u botua shkrimi në fjalë gazetarja Elona Elezi, e përfolur si autore e shkrimit në fjalë “Përdhunimi, Manjaku:Si e bëra me 10 vjeçarin”, kur ajo nuk ka shkruar asnjë rrjesht, dha dorëheqjen nga gazeta me këtë njoftim publik: “Sqarim i një rëndësie të veçantë, duke qenë se përgjatë gjithë ditës kam marrë telefonata nga njerëz të indinjuar për një shkrim të publikuar në gazetën ku punoja. PO! Quhem Elona Elezi. PO! Kam qenë gazetare e gazetës Shqiptarja.com nga 29 Janari e deri para pak orësh. JO! Nuk jam unë autorja e shkrimit, ku tregohen detaje nga përdhunimi i një 10-vjeçar-i. Nëse shkrimi do ishte shkruar nga unë, do kishte pasur sipër emrin tim. Edhe pse u përfshiva në të gjithë këtë situatë, pa pasur kurrfarë lidhje, vendosa të jap dorëheqjen. Theksoj se këtë gjë e bëra vetëm për parimet e mia, për asgjë tjetër.”

Ndërkohë kryetari i unionit të gazetarëve shqiptarë Aleksandër Çipa ka dalë në faqen e tij në facebook me një të quajtur memorandum etik në gazetari kur shtypi është bërë me të vertetë një gjiriz social. Për çfarë etike flet i nderuar koleg Aleksandër Çipa kur ka  ligje që e mbron mendimin e lirë por njëkohësisht mbron edhe jetën intime,që mbron fëmijët, që nuk i ekspozon ata sepse u prishet jeta, e ardhmja.  Anila.com e shkatrroi për herë të dytë jetën e një fëmije. Mirë sot ju do bëni një memorandum etik për ta shpëtuar kolegen nga një situatë të turbullt ku e ka future veten,  po nesër, pas një viti a pas pesë vjetësh çfarë do të bëhet me këtë fëmijë që e ka tërë skenën e mizorisë mbi të shkruar në faqet e një gazete, të përshkruar hollësisht në mënyrë poshtëruese dhe mjerisht me indentitet. Ky është një krim makabër që njerëzit e papërgjegjshëm, karieristë, lekistë, që janë të gatshëm të shkelin mbi viktima i bëjnë pa u hyrë ferr në këmbë dhe u dashka një mermorandum etik si një përpjekje gjoja për ta zbutur efektin shkatrrues që ka bërë botimi i paprecendent në gazetarinë serioze. Nuk i hidhet mutit parfum i nderuar koleg që të kemi në krye të gazetarëve shqiptarë. Gazeta Shqiptarja.com duhet të përgjigjet ligjërisht për këtë poshtrim publik që i bëri viktimës. Nëse ka gjyqe në Shqipëri, nëse ka drejtësi duhet të paguaj. A e dini si e sa paguhet në Amerikë për këto raste skandaloze të cënimit të jetës së njeriut….miliona dollarë. Apo këtu jetojmë në Kazà dhe jemi ende në kohën e Tanzimatit. Lëri memorandumet etike i nderuar kryetari i shoqatës së gazetarëve, mbro dinjitetin e gazetarisë se vertetë, principet e saj humane, dënoje aktin dhe distancohu publikisht nga kjo mizori mediatike mbi një vogëlush në emër të asaj organizate, përndryshe e mori lumi gazetarinë bashkë me ty në krye të saj sepse gazetaria nuk ka per mision shkatrrimin e njeriut, aq më tepër fëmijëve, por mbrojtjen e tyre./traboini-ese.blogspot.com/

Sulmohen nxenesit shqiptare ne Shkup
Mesditën e së enjtes janë sulmuar, në Shkup, dhjetra nxënës shqiptarë, të shkollës së mesme “Dimitar Vllahov”, nga persona të panjohur.

Fëmijët thonë se sulmuesit kanë qenë të maskuar dhe të armatosur me mjete të forta dhe thika. Tre prej nxënësve shqiptarë janë lënduar rëndë dhe janë dërguar për kurim në spitalin e qytetit.

Sipas nxënësve, sulmuesit kanë folur maqedonisht. Ata sqaruan se policia ka mbërritur në vendngjarje me rreth 40 minuta vonesë pas incidentit.

Ajo nuk ka ndërmarrë asnjë aktivitet për ndjekjen e tyre, por thjesht ka mbledhur dëshmi nga të lënduarit. Gjysma e fëmijëve, aktualisht janë në ambientet policore, ku po japin dëshmitë e tyre mbi ngjarjen.

Nxënësit e sulmuar janë nga komuna Haraçinë e Shkupit. Kreu i kësaj komune, Basri Bajrami, ka thënë se kjo dhunë është një skenar, që ka për qëllim destabilizimin e situatës dhe mbjelljen e frikës te shqiptarët.

Festat zyrtare ne Shqiperi 2013
Kalendari i festave zyrtare ne Shqiperi per vitin 2013 – Keto jane datat e festave zyrtare ne Shqiperi ne 2013

1 dhe 2 Janar – Festat e Vitit të Ri

14 Mars – Dita e Verës

22 Mars – Dita e Nevruzit

31 Mars – Dita e Pashkës Katolike

1 Maj – Dita Ndërkombëtare e Punonjësve

5 Maj – Dita e Pashkës Ortodokse

8 Gusht* – Dita e Bajramit të Madh

15 Tetor*- Dita e Kurban Bajramit

19 Tetor – Dita e Lumturimit të Nënë Terezës

28 Nëntor – Dita Flamurit dhe e Pavarësisë

29 Nëntor – Dita e Çlirimit

8 Dhjetor – Dita Kombëtare e Rinisë

25 Dhjetor – Krishtlindjet

Bankat janë të mbyllura ditëve të Shtuna dhe të Diela.

Shënim: Data e festave të Kurban Bajramit dhe Bajramit të Madh mund të ndryshojë sipas kalendarit hënor. Në rast se do të ketë ndryshime, do të viheni në dijeni me një njoftim të dytë.

Burim: Banka e Shqiperise

festat zyrtere peqini

kalendari i festave 2013

kalendari i festave zyrtare islame

festat ne shqipri

festat zyrtare 2013 ne shqiperi

kalendari i festave 2013

festat zyrtare ne bot

kalendari festave zyrtare 2013

festat kombetare ne shqiperi 2013

Bulqiza drejt vdekjes
Agjencia Kombëtare e Burimeve Natyrore lëshon alarmin se miniera e Bulqizës po shkon drejt mbylljes. Top Channel zotëron një dokument konfidencial të hartuar mbi bazën e një kontrolli nga ekspertë të Agjencisë Kombëtare të Burimeve Natyrore, i cili thotë se miniera tashmë ka dhe vetëm një vit jetë.

Sipas raportit të hartuar nga Panajot Soko, Luan Dibra, Mark Pepkola, Bajram Kullaj dhe Ardit Islami, sasia e rezervave të nxjerrshme të kromit në minierë është vetëm 70 mijë e 370 tonë, më pak se prodhimi vjetor i saj në kushte normale.

Raport kontrolli mban datën 20 nëntor të vitit 2012 dhe i është dërguar ministrit të ekonomisë, tregtisë dhe energjetikës, Edmond Haxhinasto. Parlajmërimet se shfrytëzimi barbar i minierës po e conte atë, drejt fundit tragjik tashmë është materializuar. Mosrealizimi i investimeve, veçanërisht ato për hapjen e thellësisë së minierës nga darfo dhe acr për zgjatjen e jetës së saj, degradoi një nga pasuritë më të mëdha publike të vendit. Në këtë situatë, vec dëmit të pallogaritshëm për ekonominë kombëtare, rrezikohet edhe ekzistenca e qytetit të Bulqizës, familjet e të cilit e kanë minierën burimin e vetëm të jetesës.

Shkatërrimi i pasurisë kombëtare

Rreziku evident i mbylljes së minierës është akti i fundit i një skeme dhjetëvjecare abuzimi, e cila nis me shfrytëzimin e jashtëligjshëm të kromit, nga ku u nxorrën fitime maksimale dhe përfundon me braktisjen e saj.

Një skemë e orkestruar nga koncesionarët privat, por me bekimin e vetë Qeverisë, e cila përmes vendimeve të dyshimta lejoi shfrytëzimin barbar të rezervave të kromit. Top Channel nisi të denonconte abuzimet që në vitin 2009, kur ish ministri i ekonomisë genc ruli shtyu me një vendim të dyshimtë programin e investimeve në marrëveshjen koncesionare pa marrë miratimin e Kuvendit.

Mbi 13 milionë euro investime, që duhet të ishin realizuar në vitin 2009 u shtynë me firmën e Rulit deri në vitin 2012. Këto para duhej të përdoreshin për hapjen e  thellësisë së minierës që duhej të rriste me 30 vjet të tjera jetëgjatësinë e saj.

Por edhe pas kësaj shtyrje të dyshimtë ligjore me tre vjet të afatit, investimet sërish nuk u realizuan nga koncesionari ‘Albanian Chrome’. Përgjatë kësaj kohe shumë ekspertë të fushës kanë lëshuar alarmin se miniera po shkonte drejt fundi të pashmangshëm tragjik. Kohët e fundit zërave u janë bashkuar edhe figura të maxhorancës që përfaqësojnë zonën e Bulqizës në Parlament. Vetë Qeveria përmes Ministrisë së Ekonomisë, si mbikqyrëse e koncesionit ka qenë në dijeni të abuzimeve.

Top Channel zbardh një tjetër dokument zyrtar të AKBN, i cili mban datën korrik 2011, ku thuhet se shoqëria koncesionare ka ulur ndjeshëm interesin për të investuar në minierë dhe për të zgjatur jetën e saj. Sërish autoritetet nuk morrën asnjë masë ndaj koncesionarit. Përkundrazi, pak javë më parë ACR, edhe pse ishte në shkelje të hapur të marrëveshjes koncesionare, u lejua ta shiste koncesionin tek grupi ‘Balfin’, një shoqëri në pronësi të biznesmenit Zamir Mane. Detajet e transaksionit nuk u bënë publike asnjëherë, ndonëse bëhej fjalë për pasurinë më të madhe minierare në vend. Për shumë ekspertë transaksioni, përvecse i jashtëligjshëm është i dyshimtë dhe qëllimi i tij mund të mos jetë zhvillimi në minierë, por rekuperimi i detyrimeve të prapambetura që tatimet kanë ndaj ACR për TVSH-në e parimbursuar, e cila të paktën deri në mesin e vitit të kaluar ka qenë rreth 9.5 milionë euro.

Cmimet Oscar 2013, te gjithe fituesit: Argo filmi me i mire
Oscar 2013, te gjithe fituesit: Argo filmi me i mire

Regjia me e mire Ang Lee per Life of Pi. Mes aktoreve triumfone Daniel Day-Lewis dhee Jennifer Lawrence, me shume renie.

Ne Dolby Theatre te Los Angeles, nen drejtimin e mjeshtrit te ceremonise Seth MacFarlane, shkoi ne skene dhenia e cmimeve Oscar. Nje edicion i 85-te i karakterizuar me nje ekuiliber te madh pa favorite, ku cmimet jane shperndare me se miri. Argo-s tee Ben Affleck i dorezohet njera prej statujave me te deshiruara, per filmin me te mire. Dhenia e cmimit ne menyre surprize u be nga Michelle Obama, ku beri nje shkeputje te vogel ne darken governatoreve qe po organizohej, nepermjet lidhjes satelitore ajo shkelqeu si nje yll i Hollywood me nje veshje ngjyre Argjendi firmato nga Naeem Khan.

Regjia me e mire i shkon Ang Lee per filmin e tij Life of Pi, ku ne terma numerike eshte filmi me triumfues, me kater Oscar (fotografia me e mire, efektet speciale dhe kolona zanore me e mire ).

Les Misérables kane fituar tre statuja, ku njera prej tyre si aktorja me e mire jo protagoniste i shkoi Anne Hathaway, e cila u mallengjye kur mori kete cmim.

Edhe Argo-s iu dhane tre statueta. “Nuk e kisha imagjinuar kurre se do kthehesha ne kete skene”, keshtu eshte shprehur Ben Affleck kur mori statujen.

Vetem dy statuja i shkuan filmit Lincholn, ku njeri prej statujave u vleresua Daniel Day-Lewis, si aktori me i mire per interpretimin e shkelqyer te presidentit amerikan.

Nje Oscar per aktorin jo protagonist me te mire i shkon, per here te dyte brenda tre viteve aktorit Christoph Waltz, per Django Unchained, ku me pare kishte fituar edhe ne filmin Bastarde pa lavdi.

Filmi me i mire i animuar u cilesua kartoni i Disney Pixar Rebelja – The Brave,ndersa filmi me i mire i huaj ishte austriaku Amour di Michael Haneke, ku ishte kandidat si filmi dhe regjia me e mire.

Ja dhe lista e plote e cmimeve:

Filmi më i mirë: “Argo“

Aktorja më e mirë: Jennifer Lawrence – “Silver Linings Playbook”

Aktori më i mirë: Daniel Day Lewis – “Lincoln”

Regjisori më i mirë: Ang Lee – “Life Of Pi”

Aktori më i mirë në rol mbështetës: Christoph Waltz – “Django Unchained”

Aktorja më e mirë në rol mbështetës: Anne Hathaway – “Les Misérables”

Filmi i huaj më i mirë: “Amour“

Skenari më i mirë origjinal: “Django Unchained“

Skenari më i mirë i përshtatur: ”Argo“

Filmi më i mirë i animuar (me metrazh të gjatë): ”Brave“

Kënga më e mirë origjinale: ”Skyfall” nga Adele

Drejtimi më i mirë artistik: “Lincoln” – Rick Carter, Jim Erickson

Kinematografia më e mirë: “Life of Pi” – Claudio Miranda

Kostumet më të mira: “Anna Karenina“ – Jacqueline Durran

Editimi më i mirë: “Argo” – William Goldenberg

Dokumentari më i mirë (me metrazh të gjatë): ”Searching for Sugar Man” – Malik Bendjelloul dhe Simon Chinn

Grimi më i mirë: ”Les Misérables” – Lisa Westcott dhe Julie Dartnell

Kolona zanore më e mirë: “Life of Pi“ – Mychael Danna

Miksimi më i mirë zërit: ”Les Misérables” – Andy Nelson, Mark Paterson dhe Simon Hayes

Editimi më i mirë i zërit: ”Skyfall” dhe “Zero Dark Thirty” – Çmim i ndarë

Efekte vizuale më të mira: ”Life Of Pi” – Bill Westenhofer, Guillaume Rocheron, Erik-Jan De Boer dhe Donald R. Elliott

Dokumentari më i mirë (me metrazh të shkurtër): “Inocente” – Sean Fine dhe Andrea Nix Fine

Filmi më i mirë i animuar (me metrazh të shkurtër): ”Paperman” – John Kahrs

Filmi më i mirë me metrazh të shkurtër: “Curfew” – Shawn Christensen.

Burimi: Oscars

Big Brother 6, tarifa të larta publiciteti
Ndonëse në një periudhë ku biznesi rezulton të ketë ulur ndjeshëm shpenzimet për reklama, Big Brother 6, spektakli me audiencë të lartë televizive, që fillon të shtunën, i ka rritur tarifat e publicitetit në krahasim me sezonin e kaluar. Sipas tarifave zyrtare, të Top Channel, Tarifat per këtë program janë: Para 110,000 leke/30 sek dhe në mes: 225,000 leke/30 sek.

Tarifat për transmetimin në mes të programit kanë shënuar një rritje prej rreth 10%, në raport me çmimin prej 204 mijë lekë në mes të transmetimit që ishte në Big Brother 5. Edhe tarifa përpara transmetimit është rritur nga 105 mijë lekë në 110 mijë lekë.

Pas audiencës së lartë të tre spektakleve të para, interesi u zbeh disi në tre spektaklet e tjera, çka duket se e detyroi stafin realizues që të kërkonte variante të reja për të joshur audiencën. Pikërisht, ndryshimi i formatit të spektaklit të këtij viti, po shoqërohet dhe me një shtrenjtim të tarifave të reklamave.

Sipas prononcimeve në media të autorit të programit, Rezart Aga,”Sivjet do te kemi nje “Big Brother” qe nuk është pare kurrë me pare. Është nje formule krejt e re qe vjen per here te pare ne historine e ketij reality. Ky do te jete “Big Brother” i sekreteve. Ata qe do te futen ne shtepi do te kene me vete secili nga nje sekret shume te rendesishem qe lidhet me jeten e tyre dhe qe nuk e kane thene kurre me pare. Gjate qendrimit ne shtepi, detyrat kryesore per çdo banor do te jene dy, te ruajne sa me gjate sekretin e tyre, dhe te zbulojne sa me shpejt sekretin e tjetrit. Keto detyra do te merren seriozisht nga konkurrentet dhe do te jene ne vemendjen e tyre gjate gjithe kohes. Ne çdo moment ata duhet te jene te kujdesshem ne te folur apo ne veprime per te mos zbuluar se çfare fshehin, dhe njeheresh duhet te jene vigjilente e te studiojne te tjeret ne çdo moment qe te zbulojne sekretin e tyre. Keto detyra jane te rendesishme, sepse prej tyre varet qendrimi ne shtepi, dhe buxheti personal qe do te mund te fitoje secili.”

Në Amerikë, së shpejti më pak punë dhe paga më të ulëta
Kriza u ka “dhuruar” amerikanëve një jetesë tjetër. Bëhet fjalë për një studim të titulluar “Jeta dhe e ardhmja e ridimensionuar: një panoramë mbi Amerikën në kohën e Recensionit të Madh” dhe që është realizuar nga “Rutgers State University”, për të cilin “Business Insider” ka publikuar një artikull të gjerë. Për fat të keq, lajmet nuk janë aspak të mira.

Pas statistikave të Prodhimit të Brendshëm Bruto, shifrat e jetës reale nuk e kanë shenjën plus. Kjo kur Kongresi ka dhënë miratimin për emetimin e 8 trilionë dollarëve letra me vlerë që nga viti 2007 e deri më sot. Në një kohë kur borxhi publik ka prekur shifrën e 16,48 trilionë dollarëve, së cilës i shtohet shifra 2,1 trilionë dollarë të hedhura nga Rezerva Federale në formën e kartëmonedhave të reja me pretendimin “aspak ortodoks” për të stimuluar ekonominë.

Edhe pas marrjes së mandatit të dytë qeverisës nga Barack Obama, situata nuk është përmirësuar ndjeshëm. “Pesë vitet e kaluara në recesion kanë ‘minuar’ fort besimin tek ekonomia nga ana e amerikanëve, por edhe të ardhmen e gjeneratave të ardhshme”, shkruajnë autorët e këtij studimi. Përmasat i japin shifrat.

Rreth 23% e të intervistuarve kanë humbur punën gjatë katër viteve të fundit. Rreth 10% e të intervistuarve iu është dashur më shumë se dy vjet kohë për të gjetur një punë të re. Rreth 22% nuk e ka gjetur një vend pune, ndërsa 34% nuk po e kërkojnë më.

Mes këtyre të fundit figurojnë 22% e të pushuarve nga puna që i përkasin moshës nga 18 deri në 24 vjeç dhe 62% janë mbi moshën 55 vjeç.

Vendet e reja të punës të krijuara nuk arritën të zvogëlonin ndjeshëm hendekun që kanë krijuar pushimet.

Edhe ata që kanë një punë dhe që përbëjnë 58% të intervistuarve përbëjnë një grup që është më në minorancë se pak vite më parë (60% në vitin 2010). Ata që janë prekur më shumë janë punëtorët me të ardhura më të ulëta. Vetëm 38% e atyre që fitojnë më pak se 30,000 dollarë në vit ka një punë përkundrejt 71% e atyre që fiton më shumë se 60,000 dollarë. Deri këtu ishin lajmet e mira.

Ka edhe të këqija. Vetëm 54% e atyre që kanë humbur një punë kanë pasur fatin të gjejnë një tjetër, por problemi është se fitojnë më pak se më parë. Këtu nuk kemi të bëjmë me efekte që sjell inflacioni. Një e treta e të intervistuarave ka treguar se është detyruar të jetojë me një pagë rreth 30% më të ulët se e mëparshmja.

Realiteti i ri paraqet një panoramë ku ka më pak punë dhe me shkurtim pagash ndikon ndjeshëm optimizmin. “Njerëzit nuk shohin asnjë shenjë të rimëkëmbjes së ekonomisë madje as në të ardhmen”, bën të ditur studimi. Madje, rreth 32% e të pyeturve parashikon se gjërat do të përkeqësohen në të ardhmen. Kjo shifër është rritur në krahasim me vitin 2010, kur këtë e deklaronte 27% e kampionit. Vetëm 12% e të intervistuarave mendon se në të ardhmen ekonomia do të shëndoshet, 25% beson se kjo mund të ndodhë pas 10 vjetësh, ndërsa 29% se gjallërimi nuk do të vijë kurrë.

Përfundimi: Rreth 60% e personave të intervistuar besojnë se tashmë kanë hyrë në një normalitet të ri, në një realitet më të vështirë, në të cilin duhet të pranojnë edhe të paguhen më pak nga sa vlen puna e tyre. Maje edhe kur arrijnë të gjejnë një punë, nuk kanë sigurinë e dikurshme.

E gjithë kjo përkthehet në rënie të vazhdueshme të besimit të konsumatorit.

“Ndikimi i Recesionit të Madh është kaq i gjerë dhe gërryes sa do të prekë jetën e individëve, familjeve dhe shumë vendeve, për shumë vjet” thuhet në studim. Me pak fjalë, e ardhmja nuk është më vetëm një “shëtitje”.

Kosova shteti i nëntë më i varfër në botë, i pari në Evrope
Kosova ben pjese ne 10 vendet me te varfera ne bote, dhe i vendi me i varfer ne Evrope.

Kosova për nga varfëria renditet krah vendeve si Zimbabve, Liberia, Bjellorusia etj. Rezultatet bazohen mbi të dhënat CIA-s, e cila publikon “World Factbook’” , një matës i vrazhdë ekonomik i krijuar nga Artur Orkumi dhe që mbledh të dhëna për papunësinë e një shteti dhe shkallën e inflacionit.

Arsyetimi: shumica e qytetarëve e kuptojnë dhimbjen dhe shkallën e lartë të papunësisë, si dhe rritjen e vazhdueshme të çmimit të mallrave. ‘Business Insider’ ka analizuar shifrat e 197 shteteve dhe territoreve, që nga Afganistani e deri në Zimbabve. Në këtë raport për Kosovën thuhet: “Vendi më i varfër në Europë. Mesatarja vjetore e të ardhurave për frymë 7.400 dollarë. Remitancat nga vendet e tjera europiane, kryesisht nga Zvicra, Gjermania dhe vendet skandinave llogariten në 18% të PBB-së”.