Revista Shqiptari - Shqiptari Online

Mbrojtja e fëmijëve nga interneti
Eshtë shumë e qartë që fëmijëve nuk mundemi tërësisht t’ua ndalojmë qasjen në Internet, mirëpo për këtë është detyrë e çdo prindi që ta kontrollojë rreptësisht se cilat adresa në internet i viziton fëmija i tij – kjo gjë është e mundshme.

Do të bëhet problem i veçantë nëse fëmijës nuk ia sqarojmë së paku një arsye përse ia ndalojmë diçka që është rëndomtë për njeriun e shekullit të 21-të. Madje, edhe nëse e bëjmë këtë gjë në shtëpi, kur fëmija juaj do të shkojë te ndonjë shok i tij, të cilit i është e lejuar qasja në Internet, ose në internet kafe, edhe ai do të provojë që t’i kënaqë nevojat e veta.

Pra, nuk rekomandohet që fëmijës t’i ndalohet tërësisht qasja në Internet, mirëpo për këtë është detyrë e çdo prindi që ta kontrollojë rreptësisht se cilat adresa në internet i viziton fëmija i tij – kjo gjë është e mundshme.

Një botë e re që po rritet para syve tanë. Megjithatë, rreziku nuk mund të fshihet vetëm pas sajteve porno, kërcënimeve online dhe lojërave të shëmtuara. Të qenit në shërbim të tij, si fëmijët, ashtu dhe adoleshentët, rrezikojnë të bëhen viktimat e tij.

Shumë orë përpara kompjuterit ndikojnë për keq në formimin e fëmijëve: i bëjnë të rriten në një botë të shkëputur nga realiteti, të varur nga kompjuteri, nga videolojërat dhe çati. Para disa ditësh një gazetë e përditshme gjermane ka publikuar një propozim drastik: një tabelë me kohën maksimale të përdorimit të kompjuterit dhe jetës online. Ideja ishte e një doktoreshe, gjithashtu drejtoreshë e Institutit Ndërkombëtar të TV-së për fëmijë dhe programet edukative.

Ky problem është një e dhënë e përbashkët në të gjithë botën. Që këtu lind propozimi i doktoreshës: të vendosen në familje rregulla të forta për përdorimin e kompjuterit, të radhitura sipas moshës. Për fëmijët 4-6 vjeç, koha maksimale e qëndrimit para kompjuterit është 30 minuta, për ata 7-10 vjeç 45 minuta, 11-13 vjeç 1 orë, ndërsa fëmijët nga 14 e lart, një orë e gjysmë. Më pas ndalimi: nuk ka çat online, nuk ka lojëra me kompjuter pa praninë e prindërve, apo të eksplorojnë vetëm në internet, nuk ka kompjuter personal në dhomë.

Në rast se në shtëpi keni sistemet operative Windows Vista apo Windows 7, mund ta kontrolloni se cilët sajte i viziton fëmija juaj – me ndihmën e opsionit “Parental kontrol”. Këtë opsion mund ta përdorni nëse hyni në “START meny”, pastaj zgjidhni opsionin “Kontroll panel”. Aty, pos të tjerash, për kompjuterin tuaj, do të gjeni opsionin “Parental kontroll”, i cili gjendet në “Kontrol panel” të sistemit tuaj operativ. Ky opsion është lehtë i përdorshëm. Fjala është për atë që krijohen dy urdhra: njëri urdhër është për prindin i cili ka privilegjin e administratorit, ndërsa tjetri urdhër është për fëmijën tuaj. Kjo do të thotë që me urdhrin tuaj do të kontrolloni fëmijën tuaj. Krijoni profilin, përkatësisht shfrytëzuesin i cili do të jetë i superkontrolluar nga ju. Në dispozicion keni shumë opsione. Mund të kontrolloni kohën kur fëmija juaj e përdor kompjuterin, mund t’i kontrolloni cilat aplikacione i shfrytëzon, llojin e lojërave të caktuara, të cilat ju duken tepër destruktive dhe në fund qasja në ueb-lokacione të caktuara për të cilat mendoni se nuk janë të përshtatshme për fëmijën tuaj. Pos asaj që do ta kontrolloni fëmijën tuaj, është shumë me rëndësi që t’ia bëni me dije se çfarë rreziku gjurmohet në Internet.

Fëmijët janë shumë të besueshëm dhe shumë shpesh nuk i mbrojmë mjaft informatat e rëndësishme për veten. Këto janë të gjitha gjërat të cilat mund t’i mësoni nëpërmjet bisedës, por edhe për lojën që është shumë me rëndësi të ruani shifrën tuaj, të cilën nuk do t’ia tregoni madje as mikut më të mirë. Megjithatë, biseda është shumë më e rëndësishme, madje me fëmijët pak më të rritur.

4 fundet e mundshme të dramës greke
Teksa Greqia po i drejtohet një tjetër zgjedhjeje, po rritet gjithnjë e më shumë shqetësimi se vendi do të dalë nga euro, por ende kjo nuk është e pashmangshme.

Europa do që Greqia t’i përmbahet kushteve të paketës shpëtuese prej 173 miliardë eurosh, që u miratua vetëm në mars. Por partitë greke, që e mbështesin këtë u goditën në zgjedhjet e 6 majit.

Sondazhet sugjerojnë se partitë pro shpëtimit do të humbin sërish në zgjedhje dhe partia e radikalëve të majtë, e njohur si Syriza, po fiton mbështetje duke thënë se marrëveshja do të prishet dhe Greqia gjithsesi do të qëndrojë në euro.

Por si do të përfundojë ky akt i dramës greke? Një dalje nga euro duket gjithnjë e më e mundshme. Por, kjo nuk është ajo që duan pjesa më e madhe e grekëve, ose e Europës. Funde të tjera janë të mundshme. Më poshtë janë katër skenarë, sipas Wall Street Journal:

1. Dalja

Në rast se qeveria e mbështetur nga Syriza do të prishë marrëveshjen, Europa ka të ngjarë që të ndërpresë huanë që i duhet Greqisë për të administruar qeverinë—pavarësisht frikës se paniku financiar mund të përhapet në Portugali ose në Spanjë.

Brenda pak kohe Athina nuk do të jetë në gjendje që të paguajë faturat për furnizuesit e saj. Si rrjedhojë nuk do të kishte para për të paguar përfitimet sociale dhe pagat. Kjo mund të sillte trazira sociale.

Greqia gjithashtu ka nevojë për miliarda euro nga Europa, që të rikapitalizojë bankat e saj, të cilat përndryshe do të përballeshin me paaftësi paguese, në sajë të humbjeve të mëdha që kanë pësuar nga ristrukturimi i obligacioneve greke.

Zyrtarët e BQE-së kanë paralajmëruar se nuk do të lënë bankën qendrore të Greqisë që të mbajë gjallë bankat pa aftësi paguese, duke printuar euro. Greqia mund të detyrohej shpejt që të printonte dhrahmi për të parandaluar shkatërrimin e bankave dhe pjesës më të madhe të popullsisë.

Ekonomistët tremben se qytetarët grekë mund t’u paraprijnë këtyre zhvillimeve, duke tërhequr kursimet e tyre në euro nga banka, në mënyrë që t’i mbrojnë ato. Një dyndje masive në banka mund të detyronte Greqinë të mbyllte bankat dhe të ringjallte dhrahminë.

“Përveçse në rast se do të ketë një rezultat surprizë në zgjedhje, gjithnjë e më shumë duket se ka të ngjarë të ketë një dalje,” thotë David Lea, analist në firmën konsulente të riskut, Control Risks.

2. Mohimi

Lideri popullor i Syriza, Alexis Tsipras, thotë se Greqia mund ta mbajë euron edhe në rast se ajo e mohon marrëveshjen. Mesazhi i tij i drejtohet grekëve që duan të mbajnë monedhën, por nuk duan të bien pre e kërcënimeve europiane.

Besimi i Syriza në një rrugë të tretë, midis masave të rrepta dhe përjashtimit, po nxitet nga ndryshimi i fokusit të Europës. Në Francë, Itali dhe Holandë dhe në një farë mase edhe në Gjermani, votuesit dhe politikanët janë gjithnjë e më shumë kritikë ndaj efekteve të masave të rrepta në rënien ekonomike.

Por këto vende nuk janë të varura nga një paketë shpëtuese nga taksapaguesit e shteteve të tjera. Huatë që Greqisë i duhen për të paguar pensionistët dhe mësuesit nuk do të ishin të disponueshme, në rast se Greqia do të ndalonte rishikimin e shtetit dhe ekonomisë së vet.

Michael Fuchs, një zyrtar i lartë në qeverinë gjermane thotë se Syriza ka deluzionin e influencës greke. “Diferenca mes mohimit dhe daljes është shumë më e ngushtë sesa ata mendojnë.”

3. Rinegocim

Partitë pro shpëtimit mund të ketë rezultat të ndryshëm nga ato që parashikojnë sondazhet dhe të fitojnë zgjedhjet. Madje edhe ata thonë që marrëveshja e masave të rrepta, që u nënshkrua në mars, ka nevojë për rishikim.

Por lehtësimi i kushteve të paketës, do të kërkonte hua më të mëdha nga Europa për të mbushur gropat buxhetore të Greqisë. (FMN tashmë thotë se u ka dhënë hua grekëve maksimumin që mund të justifikojë.) Kreditorët e Europës veriore e kanë shprehur që nuk janë më të gatshëm që t’i japin më shumë hua Greqisë.

Paketës origjinale shpëtuese të vitit 2010 iu desh të rritej me 138 miliardë euro këtë vit, për shkak se situata në Greqi ishte larg asaj që pritej. Një rritje tjetër nuk do të arrinte të kalonte në parlamentet e Gjermanisë, Holandës dhe Finlandës.

Por një rezultat i fortë i Syriza mund ta vështirësonte rinegocimin. Rritja e Syriza u bazua në thirrjet për të hedhur poshtë masat e rrepta, jo për t’i lehtësuar paksa ato. Ata nuk do të pranojnë koncesionet e lehta që mund të bëjë Gjermania.

4. Pendimi

Liderët e Europës thonë se zgjidhja është e thjeshtë: Politikanët grekë mund të ndalin së turfulluari dhe t’i qëndrojnë marrëveshjes shpëtuese. Kjo do të kërkonte që Greqia të binte dakord në mes të vitit për një raund të ri të masave të rrepta. Më pas Greqia mund të merrte hua që të paguante për shërbimet publike, përfitimet sociale dhe për të rikapitalizuar bankat. Por, kundërshtimi i politikanëve ndaj paketës shpëtuese ka shkruar shumë larg, që të pritet të ndodhë kjo. Partitë që mund ta bënin këtë, thjesht janë shumë të dobëta. Memorandumi, ashtu siç është nënshkruar, u hodh poshtë në mënyrë shumë të qartë, thotë z. Lea.

Te urresh homoseksualizmin nuk do te thote se je homofob
A keni qenë ndonjëherë viktimë e termit “homofob” ngaqë keni kundërshtuar sjelljen homoseksuale, pavarësisht se qëndrimi juaj ka qenë ai i mospajtimit parimor? Çka, në fakt, përfaqëson ky term? Deri në çfarë mase i trajton ky term mendimet e atyre që e hedhin atë dhe deri në çfarë shkalle prek viktimën e tij psikologjikisht?

Sipas mendimit tonë, termat si “homofob” dhe “fundamentalist” nuk janë sajuar për të shqyrtuar një të vërtetë evidente, por janë sajuar për të armatosur masat injorante e syleshe me armë verbale ad hominem1 me qëllim që të bëhet atentat në karakterin e kujtdo që sfidon normat e shpikura shoqërore. Shumë prej nesh nënvlerësojnë fuqinë e lojës me fjalë dhe efektet dëmtuese psikologjike që kjo mund të ketë në individin apo në tërë shoqërinë. Maja e një fjale e punuar mjeshtërisht mund të zhytet thellë në indin mental të njeriut dhe të lërë mbresa që zgjasin tërë jetën. Kështu, fraza metonimike “penda është më e fuqishme se shpata” mbart një të vërtetë evidente të cilës sot i jepet pak rëndësi nga ana e shumicës së shpirtrave konfuzë. Shumica do të parapëlqenin të jenë të bindur se këta emra askurrë s’do t’u bëjnë dëm atyre. Mirëpo, ky mit kurrë s’bën të lejohet të lërë shtëpinë e ninullave, sepse emrat dëmtojnë dhe kanë mundësinë të minojnë krejtësisht një person dhe argumentet e tij, gjë që mund të rezultojë me vendosjen e viktimave të tyre (emrave) në kuti përçmuese të ujdisura fort mirë.

Do të mundohemi të analizojmë anatominë e këtij termi dhe ta vejmë në pah ashtu siç në të vërtetë është dhe të tregojmë çfarë ai në të vërtetë përfaqëson.

Shumë nga këta terma të kohës së re që po qarkullojnë sot, janë riintepretuar me synimin për të margjinalizuar këdo që kundërshton atmosferën e relativizmit moral, duke u justifikuar ekzistenca e tyre me tiparin e vetëm se ato së jashtmi u përngjajnë fjalëve nga të cilat janë përftuar dikur.

Shembull klasik i kësaj është kampioni i pamposhtur i termeve të sajuar ad hominem – “homofobia”, përkufizimi i të cilit është përshtatur në:”Frikë e paarsyeshme apo antipati ndaj homoseksualëve dhe homoseksualizmit”.

Pra, ata ngjitën parashtesën “homo” në termin klinik “fobia”, mandej ofruan për të një përkufizim të volitshëm dhe hazërxhevap! Prej dy fjalëve të pastra paligjshëm lindet një fjalë e tretë dhe mandej përdoret si një raketë verbale, në mënyrë që ata të pozicionohen në fushëbetejën e tyre ideologjike e cila ka shtrirje të gjerë në gazeta, tabloide, webfaqe, libra, dhe televizion.

Le të shohim prapë në përkufizimin themelor të “homofobisë” dhe të mundohemi të vërejmë fjalën operative në përshkrimin e:”Frikë e paarsyeshme apo antipati ndaj homoseksualëve dhe homoseksualizmit”.

A e vërejtët?

Termi operativ është “e paarsyeshme”, dhe kjo fjalë vetvetiu ofron pelten për të lëmuar të çarat e dy fjalëve të shkëputura (homo/fobia). Aq kritike për përkufizimin e këtij termi është shprehja “e paarsyeshme”, saqë, sikur ajo të hiqej, do të shkaktonte shembje të njëhershme të tërë përkufizimit të tij dhe të çdo raporti me një fobi. Prandaj, le të shkojmë më tutje dhe të analizojmë përkufizimin e një fobie.

Fjala “fobi” do të thotë:”Frikë e paarsyeshme, e vazhdueshme ndaj një objekti të veçantë, ndaj një aktiviteti a situate që çon në një dëshirë imponuese për t’iu shmangur asaj”.

Për shembull, disa njerëz kanë një frikë jonormale nga lartësia (akrofobi). Të tjerë kanë një frikë jonormale nga merimangat (araknofobi). Dhe të tjerë kanë një frikë jonormale nga uji (akuafobi). Njerëzit i përjetojnë këto fobi, pavarësisht pasjes së pakët apo mospasjes së ndonjë kërcënimi të pashmangshëm. Krahas këtyre dobive, zakonisht, diagnostifikohen disa simptome të caktuara, si:

- Dridhërimat e zemrës/tharja e gojës/dridhja

-  Djersitja e tepërt

-  Humbja e kontrollit mbi ndjenjat

-  Frymëmarrja e shpeshtë dhe e thellë

-  Aktiviteti i shtuar i zorrëve

Pra, pasi ofruam përkufizimin themelor të një fobie së bashku me përmendjen e disa simptomave të saj, tash ne mund të pyesim: çfarë bën që dikush i cili ka antipati ndaj homoseksualizmit të diagnostifikohet si një që ka sulm akut të homofobisë?

Është një fakt i pamohueshëm se, një person i cili ka frikë nga vaska e banjës e mbushur përgjysmë, do të ndjehet tepër i tensionuar për të artikuluar në mënyrë racionale përse ndjen një shqetësim të madh ndaj kësaj sasie të pakët të ujit. Ai e di se është e pamundur që të bjerë viktimë e kësaj sasie të pakët, por, me gjithë këtë logjikë të pamohueshme, ai hala vuan nga një sulm i paarsyeshëm i frikës e cila e detyron atë t’i shmanget ujit.

A vlen ky rast për muslimanin apo për jomuslimanin që urren homoseksualizmin apo një homoseksual?

A shfaqni ju ndonjë nga simptomat e lartpërmendura, kur gjendeni në afërsinë e një homoseksuali, edhe nëse ai është shtatshkurtër?!

A duhet të siguroheni apo të ju thuhet vazhdimisht se homoseksualët nuk paraqesin një kërcënim të pashmangshëm për jetën tuaj?

A jeni ju përnjëmend një individ që gjuan homoseksualët dhe bile i vret ata ngaqë beson se ata paraqesin rrezik permanent për juve?

Ashtu sikurse në rastin tonë, jemi të sigurt se përgjigjet tuaja do të jenë negative, sepse, sikurse ne, edhe ju nuk shfaqni asnjë simptomë apo ndjeheni të shastisur me cilëndo formë të frikës jonormale.

Atëherë, cili është roli dhe synimi i vërtetë i fjalës “homofobi”? Realiteti është se fjala “homofob” sillet si një shpatë me dy tehe, e cila në një goditje përligj dhe e bën të natyrshëm homoseksualizmin në mendjet e masave injorante, kurse në goditjen tjetër shkretuese margjinalizon dhe armiqëson këdo që ndjen neveri të natyrshme ndaj këtij veprimi të përçmuar.

Fjala “homofob” mbart një mallkim të qenësishëm, (ngjashëm me ndikimin e fjalëve “seksist”2

Prandaj, kur një sasi e mjaftueshme njerëzish të kenë pranuar këtë aksiomë dhe norma të jetë zëvendësuar me një jonormale (për shkak , “racist” dhe “anti-semit”), e cila, çuditërisht, e fuqizon injorantin me një mekanizëm mbrojtës një-tingullor i cili mund të përdoret për të kërkuar shpëtim, kur një mbështetës i të drejtave homoseksuale s’mundet të argumentojë më tutje pozicionin e vet në favor të homoseksualizmit. Pra, çfarë ndikimi psikologjik ka kjo fjalë në nishanin e saj?

Me të goditur, ju e ndjeni fuqinë e shpërthimit të saj, i cili aty për aty të vë në disavantazh, duke të detyruar të deklarohesh urgjentisht:”Jo, nuk jam homofob!” Mjerisht, padashur, mu aty ti bie viktimë e një fjale të sajuar, e cila është mbarsur artificialisht në mitrën e gjuhës me qëllimin e vetëm të etiketimit të kujtdo që guxon të kundërshtojë standardet e sotme idiote të relativizmit moral. Fjala “homofob” tremb viktimën e vet sikurse një rrugaç i oborrit shkollor, duke parandaluar këdo nga të shprehurit e ndjenjave të vërteta kundër homoseksualizmit. Kjo tytë metaforike ndihmon pa masë në përjetësimin e mitit i të qenët e homoseksualizmit një normë e pranuar nga masat.

Prandaj, kur një sasi e mjaftueshme njerëzish të kenë pranuar këtë aksiomë dhe norma të jetë zëvendësuar me një jonormale (për shkak të numrit e jo natyrës), atëherë do të piqen frytet e mundësisë për aktivistët pro-homoseksualë për të lobuar që ta kriminalizojnë atë normë morale. Disa fjali më lart, përdorëm fjalën “urrejtje” në vend të “frikë”, sepse nuk ndjehemi rehat me fjalën “frikë” dhe implikimet e saj. Ne pajtohemi se fjalët “urrejtje” dhe “frikë” mund të jenë dy domino të cilat mund të ndikojnë drejtpërsëdrejti në njëra-tjetrën, por, kur të izolohen dhe të përkufizohen secila në tiparin e vet, ato mbartin kuptime të pavarura. Nëse them “unë e urrej peshkun”, kjo nuk nënkupton që medoemos të kem frikë nga peshku. Ky është një vrojtim tepër i rëndësishëm, meqë mbështetësit e fjalës “homofobi” duan që ne të besojmë se, për shkak të një “frike” të “tendencave tona homoseksuale” të pazhvilluara, ne zhvillojmë një “frikë” të paarsyeshme ndaj homoseksualizmit.

Çuditërisht, ata asnjëherë nuk e zbatojnë këtë arsyetim për dikë që urren incestin, pedofilinë apo nekrofilinë3, bile, ata vetëm thonë se kjo urrejtje është një mekanizëm i natyrshëm i mbrojtës, i cili shfaqet përballë akteve të tilla jonormale. Prandaj, kurrë s’do të shihni që termat “pedofob” apo “incestofob” të sajohen si një term klinik dhe të zbatohen në këdo që ndjen një urrejtje të bashkëlindur ndaj këtyre akteve, meqë kjo do të rezultonte që shumica e popullatës botërore të jenë kandidatë të qartë për etiketën e incestofobisë dhe pedofobisë. Ç’u bë me idiomën e moçme e të mirë “ta quajmë lopatën lopatë”? Me fjalë tjera, nga vjen nevoja që një individ i cili kinse kryen këtë akt të natyrshëm (homoseksualizmin) të emërtohet me emra që fshehin realitetin e tij (dmth gej/Anglisht: I lumtur)? A është e zakonshme kjo qasje? A mendojmë t’i vejmë emra të luluar dikujt që vret, dhunon seksualisht apo kryen incest?

A do të mendonit ta quanit me terma bukurtingëllues si “gazmor” apo “i pëlqyeshëm” dikë që kryen incest? Apo do të preferonit që vetëm të mbështetnit termin “incest” si një përkujtues të drejtpërdrejtë për krimin e tij të pështirë? Eufemizmi fsheh ide të pakëndshme e shqetësuese. A nuk është ky rasti me fjalë e pavend “gej”? Termi “gej” është një produkt i zhargonit psikologjik i cili përdoret për çorientim, për turbullimin e realitetit nëpërmjet një klasifikimi të papërshtatshëm. Thuhet që sulmi është mbrojtja më e mirë, dhe, në dritën e këtij termi të sajuar, ne pajtohemi me gjithë zemër. Pra, herën tjetër, kur dikush ju quan homofob, kërkoni nga ky entuziast i indoktrinuar i këtij termi të shpjegojë përkufizimin e kuptueshëm të tij dhe si kjo zbatohet në rastin tuaj dhe antipatinë tuaj të bashkëlindur ndaj homoseksualizmit. Kjo pashmangshëm do të këmbejë pozitat dhe do ta bëjë atë të mbartë së pari barrën e justifikimit gjuhësor të termit e mandej të provojë se si zbatohet ky term në rastin tuaj. Në shumicën e rasteve, personi s’do të jetë në gjendje të artikulojë rastin e tij kur të mbrojë termin “homofob”, sepse, siç u provua më lart, bota shumë pak e kupton realitetin.

Le të mos harrojmë se fjala “homofobi”, po ashtu, nënkupton se homoseksualizmi është e instaluar gjenetikisht dhe se gjeni gej është zbuluar që moti. Pseudoshkenca do që ne ta besojmë këtë. Mirëpo, kur personi të shikojë mbrapa skenës së kësaj agjende imorale të kësaj shkence prej maskarade, do të bëhet fare lehtë të zbulohet se nuk ekziston diçka si gjeni gej4

1 Ad Hominem (Latinisht: ndaj personit) që merr në konsideratë ndjenjat apo paragjykimet më parë sesa intelektin; sulmim ndaj karakterit të kundërshtarit më parë sesa përgjigje ndaj pohimeve të bëra.

2 Seksizëm: Sjellje apo qëndrime të bazuara në stereotipet tradicionale të roleve seksuale. Me këtë term, synohet të shfuqizohet botëkuptimi tradicional patriarkal dhe të avancohet koncepti i barazisë gjinore.

3 Nekrofili: Tërheqje seksuale nga kufomat.

4 Sociologu Steven Goldberg Phd thotë: ”Pothuaj krejt provat argumentojnë kundër ekzistencës së një faktori rastësor psikologjik vendimtar dhe unë nuk di për ndonjë hulumtues që beson se ekziston një faktor i tillë vendimtar … faktorët e tillë luajnë një rol gatishmërie, jo vendimtar … Nuk di për ndonjë në këtë fushë që argumenton se homoseksualizmi mund të shpjegohet pa iu referuar faktorëve rrethues”. Një nga konkluzionet e Jeffrey Satinover në “The Gay Gene” është se: ”S’ka prova që tregojnë se homoseksualizmi është gjenetik, dhe asnjë hulumtim nuk pohon një gjë të tillë. Këtë e pohojnë vetëm Shtypi dhe disa hulumtues të caktuar, kur i flasin publikut”. (Jeffrey Satinover, MD, The Journal of Human Sexuality, 1996, f.8)

Simon LeVay, autori i studimit të hipotalamusit, vëren:

”Është me rëndësi të theksohet ajo çfarë nuk kam gjetur. Nuk kam gjetur që homoseksualizmi është gjenetik apo që ka një shkaktar gjenetik për të qenët gej. Unë nuk kam treguar se burrat gej janë lindur asisoj, çka është gabimi i zakonshëm të cilin njerëzit e bëjnë, kur interpretojnë punën time”. (Nimmons, 1994, f.64)

LeVay, një hulumtues dhe gej aktivist, bëri një vrojtim interesant rreth theksimit të biologjisë së homoseksualizmit; ai tha:

”… njerëzit që mendojnë se gejët dhe lezbiket janë të lindur asisoj, janë të gatshëm, po ashtu, të mbështesin të drejtat e gejëve”. (1996, f.282)

Marre nga Mburoja.net/Shqiptari.net

Emri i ri i Presidentit të ri të Republikës, Pse nuk flet askush?
Cilët janë 140 gratë e burrat që do të zgjedhin Presidentin e ri të Republikës? Çfarë ka pas vendimmarrjes së krerëve të partive parlamentare dhe cilët janë njerëzit që do të zbatojnë skemat e tyre? Të gjitha kombinimet e shifrave që mund të garantojnë apo të hedhin poshtë numrin e 71 votave “Pro” për kreun e shtetit.

Ka një “keqkuptim” për të cilin në këto ditë të nxehta nuk flet askush. Ngjan se emri i ri i Presidentit të ri të Republikës mund të dalë vetëm nga ekuacioni i ndërlikuar i marrëdhënieve, negociatave apo konsultimeve me krerët e partive parlamentare në vend. Berisha e Rama, Meta, Idrizi, Oketa, Mediu e Dule, janë njerëzit që do të vendosin se cili do të ulet në zyrën e kreut të shtetit në fund të Bulevardit Dëshmorët e Kombit. Por pakkush flet për faktin që mbas tyre, ka një “kampion” zgjedhësish shqiptarë që do të hedhin votën. Ata janë deputetët e Kuvendit të Shqipërisë. Plot 140 gra dhe burra. Të ndarë në llogoret e partive të tyre, teorikisht, por vetëm teorikisht, me një votë që i bindet vullnetit të kryetarit të partisë dhe vendimmarrjes politike që do të kenë partitë, ata, në fund të fundit, do të materializojnë fshehtaz vullnetin e tyre se cili do të jetë President i nesërm i vendit. Ndër ta, vetëm 30-40 vetë nga të dy palët, përfshi edhe anëtarët e kabinetit qeveritar, kanë një emër të spikatur publik apo kanë pasur aktivitet të dukshëm në Kuvend. Pjesa tjetër, më së shumti ndodhet vetëm në listat emërore të Kuvendit dhe në borderotë e institucionit. Duke përbërë një shumicë të heshtur në Kuvend, zëri i të cilës është ndjerë pak ose aspak në këto tre vjet të kësaj legjislature. Në të vërtetë, kalkulimet për arritjen e shifrës magjike 71 e cila do të zgjidhte Presidentin si mundësi të fundit në raundin e pestë të votimit, në rastin ekstrem, normalisht duhet të bëhen direkt me emrat konkretë. Atë që po e bëjnë në fakt, në selitë e partive drejtuesit e tyre, por që deri më tani, publiku nuk e njeh si realitet.

Gjendja reale

e shifrave

Për momentin, në Kuvend janë të përfaqësuara gjashtë parti. Partia Demokratike ka 66 deputetë të sajët, Partia Socialiste ka 65 deputetë, LSI ka katër deputetë, PDIU 2 deputetë dhe PR, PBDNJ dhe partia Fryma e Re Demokratike nga një deputet. Të ndarë formalisht në maxhorancë dhe minorancë, penduli i deputetëve shkon në 73 deputetë në qeverisje dhe 67 në opozitë.

Këto janë shifrat aktuale të konfiguracionit politik në Kuvend, të ndryshme nga ato që dolën nga zgjedhjet e qershorit 2009. Gjatë këtyre tre vjetëve të kësaj legjislature, ka pasur disa lëvizje deputetësh nga njëri krah në tjetrin. Paulin Stërkaj, deputet i Malësisë së Madhe, qarku i Shkodrës, është larguar nga PD dhe është bashkuar me grupin socialist. Vangjel Tavo, deputet i Gjirokastrës është larguar nga grupi i PS-së dhe është bashkuar me LSI-në. Dritan Prifti, deputet i qarkut të Fierit për LSI-në, është larguar nga kjo parti dhe është bërë deputet i opozitës. Kastriot Islami, deputet i qarkut të Tiranës, është larguar nga PS-ja dhe është deputet i pavarur. Së fundi, Gazmend Oketa, deputet i PD-së për qarkun e Durrësit është larguar nga kjo parti duke krijuar një parti të re.

Kombinimet e shifrave

Këtë lloj artimetike shifrash, natyrisht e kushtëzon politika. Në pamje të parë, ngjan se maxhoranca garanton emrin që ajo zgjedh me 73 votat e saj. Por edhe këtu, ka disa llogari të fshehta. Fillimisht në vetë 66 votat e Partisë Demokratike. Gazmend Oketa, deputet i Durrësit dhe tashmë kryetar i komitetit nismëtar të PFrD ose siç njihet ndryshe, partia e zotit Topi, në fillim dhe një tjetër zë autoritar në këtë parti më pas, pretendojnë se në rradhët e deputetëve demokratë të kësaj legjislature, ka më shumë se një të tillë që me të gjitha gjasat do t’i bashkohet partisë së re. Një histori që mbetet për t’u verifikuar në një të nesërme të shpejtë. Brenda më pak se një muaji do të shihet nëse numri i deputetëve demokratë do të zbresë poshtë shifrës 66.

Mjaft interesante është vota e republikanit Mediu. Shumë aktiv në skenën politike të këtyre muajve të fundit, Mediu ka shfaqur hapur pakënaqësinë e tij për sistemin zgjedhor dhe ka kërkuar ndryshimin e tij për ta bërë kombëtar proporcional të korrektuar. Me rreth 30 mijë votat që ka marrë në 2009, ai ka humbur dy mandate për shkak të sistemit. Por në rast të ruajtjes së të njëjtit sistem, edhe vetë mandati i tij vihet në dyshim. Nuk është larg të vërtetës edhe një seri presionesh që po i behen Mediut në mënyrë indirekte. I fundit kishte të bënte me një vendim të Gjykatës Kushtetuese që rikthen për rigjykim në Gjykatën e Lartë një akuzë penale në ngarkim të tij për tragjedinë e Gërdecit. Duke pasur parasysh faktin që Kushtetuesja tashmë është nën kontrollin e plotë numerik të zotit Berisha, ka shumë mundësi që kjo lloj shpate e Demokleut, të jetë mprehur pikërisht në zyrën e kreut të qeverisë.

Votat e PDIU-së janë gjithashtu një mister më vete. Shumë më shumë se në një rast, dy votat e Idrizit dhe Tahirit kanë shpëtuar kuorumin në Kuvend, ndërkohë që një marrëveshje bashkëqeverisjeje mes PD-së dhe PDIU-së, përveçse mjaft e shtyrë në kohë, ka qenë dhe pothuaj tërësisht jo proporcionale. Në kuptimin që vlera e dy votave të dhëna për maxhorancën nga PDIU ka qenë shumë më e madhe se “feta” e pushtetit që i është ndarë asaj. Një deklarim i kithtë i Idrizit, edhe për një portofol ministror në kabinet, është një sinjal i qartë për vetëdijen e tij se vota për Presidentin, ka një vlerë shumë më të madhe.

LSI, është në anën tjetër, çelësi i fundit që hap derën për Presidentin e ri drejt zyrës qëndrore të shtetit. Janë katër vota, më shumë se të arta, në krahasim me atë që ishin në vitin 2009, kur garantuan mandatin qeverisës së zotit Berisha. Lëvizjet e befasishme të momentit të fundit të zotit Meta, i rivlerësuan ato vota në pikun e tyre. Një afrim i pamenduar më parë me zotin Rama, e bën tërësisht të paparashikueshëm, natyrën presidenciale të kësaj vote. Ajo është një votë kushtëzuese. Më së paku, Meta dikton emrin e ri të Presidentit, më së shumti, mund të krijojë krizë qeverisëse, që sjell deri shpërndarjen e Kuvendit dhe e çon vendin në zgjedhje të reja. Sepse, i sigurt për momentin, është vetëm fakti që Presidenti i ri do të duhet të ketë me dosmosdo pëlqimin e LSI-së.

Nuk mund të lihet jashtë vëmendjes, përkundrazi, duhet parë me shumë vëmendje vota e deputetit Dritan Prifti. Deputeti kontravers dhe i pazakontë, është një “x” në ekuacion që do të duhet të merret parasysh në të gjitha rrethanat. Ajo mund të bëjë shumicë në njërin apo tjetrin krah të pendulit politik duke i dhënë mundësi Priftit, që të rinegociojë shumëçka për të nesërmen e tij politike.

Vota e “vetmuar” e Kastriot Islamit, gjithashtu merr peshë të konsiderueshme dhe ka shumë gjasa të jetë pika e ujit që mund të mbushë apo të derdhë gotën.Në anë të kundërt, mbetet për t’u verifikuar cilësia e votës së opozitës, në kuptimin nëse ajo do të jetë kompakte. Tradita parlamentare në Shqipëri, e ka pasur shpesh si rregull dhe jo përjashtim faktin që qeveria ka gjetur tek opozitat e saj një serbator votash sa herë që e ka pasur të nevojshme. Kështu ka ndodhur kur PS ka qenë në pushtet, kështu ka ndodhur dhe kur PD ka qenë në pushtet.

Të gjitha këto llogari ngrihen mbi një aksiomë: nëse garantohet vota e fshehtë në Kuvend. Por në më shumë se një rast, i fundit kishte të bënte me votimin e një anëtari të KLD-së, një gjë e tillë është ende e pasigurtë. Edhe në një kampion prej 140 shqiptarësh, në qendër të Tiranës, nën dritat e projektorëve dhe të kamerave, vota e fshehtë, e lirë dhe e ndershme, nuk ka funksionuar.

Sa janë të papunët në Shqipëri?
Turma e të papunëve në Shqipëri mbetet e pandryshuar, të paktën në tre vitet e fundit, edhe pse nga Zyrat e Punësimit thonë se çdo vit iu gjejnë punë rreth 15 mijë vetëve. Po sa është realisht numri i të papunëve në vend? Janë 1 milion sa ç’thotë opozita, apo 143 mijë që regjistron shteti?

Sa janë të papunët në Shqipëri? A është kjo një turmë në rritje, apo në zbritje? Për t’i lënë mënjanë debatet, me shumë gjasa, një gjë është e sigurt, është një turmë në amulli. Qofshin 1 milion, sa ç’thotë opozita, më shuam apo më pak. Ajo që është e sigurt, është që, edhe ai numër që deklarohet e shpallet me shifra zyrtare, ka tre vjet që mbetet i pandryshuar. Me gjithë programet, stimulimet, premtimet, investimet e lehtësimet që proklamohen se bëhen për të rritur tregun e punës, të papunët janë aty. Nëmos në rritje, edhe në zbritje nuk është numri i tyre. Nëmos 1 milionë të papunët e opozitës, ata 142.950 që deklarohen. Sigurisht, diferenca midis dy shifrave është e madhe. E argumentuar sipas rastit, ajo rëndon, padashur, në kurriz të fshatarëve. Janë këta 570 mijë fshatarë që patën riskun të kenë, për frymë, një copë tokë. Janë ata dhe 7501 që i s’kualifikon nga e drejta për të hyrë në turmë. Megjithëse, duan s’duan, janë brenda saj, madje në ballë të turmës, duke qenë se përbëjnë shumicën.

Nëse do të pranohej se kemi 1 milionë të papunë, nga 2.160.000 forcë aktive në moshë pune, atëherë rezultati do të ishte vërtet i frikshëm. Të dhënat e dala nga institucionet përkatëse flasin po ashtu edhe për 1 milion të punësuar, dhe në këtë kategori fusin edhe të gjithë fshatarët që janë në moshë pune (duke qenë se këta kanë tokë dhe kjo i bën automatikisht të punësuar). Kategori kjo, që pala tjetër e klasifikon jo të gjithën si të tillë.

Gjithsesi, edhe po të lëmë pas diskutimin e madh të fshatarëve me tokë e pa punë, përballë shifrave (atyre zyrtare) nuk mbeten pa u ngritur edhe shumë pyetje të tjera. Përse numri i të papunëve të regjistruar në zyrat e punës pothuajse nuk ka ndryshuar në tre vite rresht? Përse, me gjithë aplikimin e tyre dhe vendet e lira të punës që ofrojnë këto zyra, në bilancin fundvitit, përsëri, një pjesë e mirë e këtyre vendeve mbeten të paplotësuara? Kemi një papunësi fikse, apo kemi shumë dembelë? E nëse është kështu, atëherë si s’përtojnë që shkojnë e regjistrohen në lista pritëse për punë?

Gurë-gurë bëhet kalaja – e të papunëve

Shifrat zyrtare të tregut të punës të dala nga 36 rajonale të Zyrat e Punës tregojnë se për vitin 2009 në të gjithë vendin, numri i të papunëve të regjistruar në këto zyra ishte 144.766. Në vitin 2010 u vu re një ulje e vogël. Numri i të papunëve të regjistruar ishte 142.761 dhe në vitin e kaluar 2011, kjo shifër pothuajse nuk ndryshoi – 142.950, edhe pse çdo vit ndërmjetësime janë bërë.

Sipas drejtorit të përgjithshëm të Shërbimit Kombëtar të Punësimit, Thoma Miço, kjo statikë e shifrës së të papunëve të regjistruar, mund të argumentohet edhe si normale, nëse do të zbresësh në faktorët që e mbajnë të tillë, pra të pandryshuar. “Procesi i punësimit dhe i papunësisë janë në një dinamikë të vazhdueshme hyrje-daljesh. Pra, në qoftë se në treg futen 15-20 mijë, po kaq edhe dalin. Dalin duke u prishur një kontratë pune, duke u mbyllur ndërmarrja, kur konkurrenca i lë jashtë, se tregu i përjashton për arsye moshe, etj”, shpjegon Miço. Sipas tij, nuk mund të pranohet që papunësia është në shifra alarmante dhe se nuk duhet ngatërruar zyra e punës me një zyrë që është e detyruar të të gjejë punë. “Duhet të vendoset ekuilibri i drejtë midis përgjegjësisë kolektive dhe asaj individuale. Të mos prodhojmë njerëz në shkolla, ose në çdo institucion tjetër, të cilët kanë një pretendim absurd, që neve na detyrohet shteti të na punësojë dhe ndërkaq as nuk janë fare aktivë.”.

Edhe kur puna “tepron”, (4500 vende të lira pune)

Gjatë vitit të fundit, nga zyrat rajonale të punësimit në të gjithë vendin, llogaritet një total oferte për vende të lira pune të shpallura, prej 16.074, nga të cilat, vetëm 11.555 u ndërmjetësuan dhe u zunë. Ndërkohë që rreth 4500 mbetën vakante, nuk u zunë, megjithëse numri i të regjistruarve si të papunë ishte jo i vogël. Të jenë me pretendime të papunët shqiptarë?! Po edhe ndoshta…

Refuzimi

Sipas Drejtorit të Sh.K.P, Miço, shpjegimi i parë ka të bëjë me hendekun kohor. “Kur flasim për shembull për vitin 2011, nuk është se të gjitha krijohen në Janar, apo në nëntor. Kështu është e pamundur që brenda një muaji ne të gjejmë një person që është i duhuri dhe i gatshëm për t’iu bashkëngjitur kësaj oferte, ndaj vendi ‘digjet’”. Një arsye e dytë, sipas tij, i takon refuzimit. “Një kategori jo e vogël e punëkërkuesve refuzojnë, për arsye se pretendojnë që diploma e tyre do t’ju japë një punë në shtet dhe nuk janë të hapur për të bërë edhe diçka tjetër.”. por nuk mungojnë edhe ata që refuzojnë me të drejtë. Si për shembull kur puna e ofruar është shumë larg vendbanimit dhe kjo paraqitet e vështirë dhe jo ekonomike.

Është koha e zanatçinjve

Sipas asaj që shpjegon Thoma Miço, tregu sot kërkon 42 për qind zanatçinj. Janë këta kategoria më e kërkuar në tregun e punës. Janë ata që i prodhojnë sot shkollat e mesme profesionale dhe patjetër qendrat e formimit profesional, të cilat janë në funksion të Shërbimit Kombëtar të Punësimit. Llojet e zanateve më të kërkuara sot janë: elektroaut për automjete, hidraulik, instalues dhe riparues të rrjetit elektrik, instalues dhe riparues të sistemeve të ngrohje-ftohjes, instalim të paneleve diellore, kamerier, kujdestar fëmijësh, kuzhinier, punëtor duralumini, punonjës druri, riparues të pajisjeve eletroshtëpiake, etj. Ndërkaq, sektori i ndërtimit, sidomos tani, pas lidhjes së marrëveshjeve koncensionare me hidrocentralet e aksit të Devollit dhe të Vjosës, ka një tendencë në shtimin e ofertës për punë në këtë sektor.

Qytetet e papunësisë

Sipas asaj që mësuam në Drejtorinë Kombëtare të Punësimit, por edhe sipas shifrave që paraqesin tabelat për çdo qark e qytet, në nivel popullsie mund të cilësohet Shkodra dhe Kukësi. Pastaj vijnë edhe qendrat e mëdha të pjesës veriore dhe verilindore të vendit, ku papunësia arrin gati dyfishin mesatares. Pra, nëse mesatarja është 13 për qind e popullsisë, këto qytete e kanë edhe 20-22 për qind. “Në këto zona ne jemi fokusuar me disa programe pilotike që bëhen nga institucione donatorësh, me qëllim që të punësojmë sa më shumë nga kontingjenti “stok”, siç i quajmë ne ata që kanë më shumë se 6 muaj që rrinë në pritje”, tha për këtë Thoma Miço.

Kush është stoku?

Nëse ke 6 muaj që pret të zësh një punë dhe ende s’e ke gjetur, në listën e pritjes konsiderohesh “stok”.

Dhe nga stoku, zor se mund të dalësh kollaj… Edhe pse nga zyrat e punës thonë se ofertat nuk mungojnë as për këtë kategori. Por ama: “Nëse dikush qëndron 6 muaj dhe nuk arrin të ndërmjetësohet në një punë, kjo tregon jo që nuk ka punë për të, por ai nuk është i gatshëm për tregun. Nuk ka një ekspertizë, nuk ka një profesion, refuzon të formohet, ose nuk formohet dot se ka një moshë mbi 45 vjeçare”, përfundon argumentin drejtori Miço.

Fshatarët, të papunë dhe të përjashtuar

Me një vendim të Këshillit të Ministrave të vitit 1998, për evidentimin e të papunëve, u vendos që përfituesit e tokës bujqësore sipas ligjit 7501, të konsiderohen të vetëpunësuar. Kësisoj, nuk kishin të drejtë të quheshin të papunë. Në fund të fundit, mund të rrëmihnin tokën. Edhe ajo punë është… Por historia nuk mbaron me kaq. Pas 7501, shumë familje e lanë tokën e zbritën në qytet. Megjithëse mund të bëheshin ndonjë ditë qytetarë, ata gjithmonë do të mbeteshin ‘fshatarë me tokë’, ndaj, nuk kishin të drejtë të quheshin ‘të papunë’. Për këtë duhet një ligj i ri. Kështu thotë edhe Miço. “Zyrat e punës iu shërbejnë atyre për ndërmjetësime punësimi, apo edhe kurse aftësimi, por nuk kanë të drejtë t’iu lëshojnë një vërtetim papunësie. Gjithashtu, ata nuk regjistrohen dhe nuk konfigurohen në listat e të papunëve”. Sipas Z. Miço, pretendimi i opozitës që të papunët e fshatit, mbeten gjithsesi të papunë dhe i shtohen listës së të papunëve në vend, është jo i qartë. “Përpara se të bësh një vlerësim të tillë, i duhet bashkëlidhur një pakt, një marrëveshje për hartimin e një VKM-je e cila i konsideron dhe fshatarët e papunë, të papunë.”.

Klienti elektronik

Fushata masive e qeverisë për dixhitalizimin e vendit, nuk mund të bënte përjashtim edhe në zyrat e shërbimit të punësimit. Nuk dihet se kur fiks, por ama në një të ardhme të afërt, të gjithë ata që e konsiderojnë veten të papunë dhe kërkojnë një të tillë, mund ta bëjnë këtë online, duke plotësuar formularin e posaçëm për regjistrim. “Kjo e shndërron klientin tonë që vjen në zyrat tona si një klient fizik, në një klient elektronik. Ai do të pajiset me një kod dhe përmes tij do të futet në informacionin e nevojshëm”, shpjegon Thoma Miço.

Zyrat virtuale

Si efekt i saj, sigurisht që do ketë një fazë shkurtimi edhe të administratës së zyrave tona. Është e natyrshme që do ketë një tkurrje të personelit, sepse do ketë thjeshtime në procedurën e aplikimit apo të regjistrimit dhe të punëkërkimit. Por ama, duhet thënë se ky lloj shërbimi, pra online, iu jep mundësinë edhe punonjësve të zyrave të punës që këtë lloj shërbimi ta bëjnë edhe në shtëpi, nëpërmjet një laptopi. Pra krijohet, plus klientit elektronik, edhe zyra që nuk janë zyra fizike, por virtuale. Pra, meqë shteti mendon se jemi në kohën e dixhitalizimit, atëherë kjo do të ketë një çlirim nga kostoja. Aktualisht, në gjithë Shqipërinë, në rrjetin e zyrave të punësimit të Sh.K.P-së, janë të punësuar rreth 360 vetë./Java/Nga Gladiola Bendaj/shqiptari.net

Emra shqiptar ilire, fetar, te huaj apo modern
Një javë më parë, një prej emisioneve te “Pasdites”, trajtoi origjinën e emrave të vendbanimeve shqiptare.

Gjuhëtari Gjovalin Shkurtaj ngjalli një interes të madh nëpërmjet shpjegimeve të tij interesante dhe duke qëndruar në të njëjtën temë, “Pasdite” trajtoi të hënën se si kanë ndryshuar emrat e shqiptarëve ndër vite dhe arsyet që kanë sjellë këtë ndryshim.

Për t’iu përgjigjur njëkohësisht pyetjeve nëse emrat shqiptarë janë të rrezikuar dhe se çfarë duhet të bëjmë në vazhdim, gjuhëtarja Linda Mëniku, pedagoge në Universitetin e Tiranës, bëri një ekspoze të gjerë, duke nisur nga emrat e gjyshërve tanë dhe prejardhja e tyre.

“Emrat apo vënia e tyre është një proces që lidhet me kulturën, traditën dhe identitetin personal të secilit prej nesh. Ai tregon lidhje kulturoe, familjare, përkatësi në grup, etj. Domethënë, emri tregon përkatësi, por edhe një risi dhe qëllim për të qenë i veçantë. Emrat tanë janë tregues i kësaj marrëdhënie me veten, me kulturën e tyre moderne, por edhe ato që kemi qenë në kontakt, histori luftrash, fqinjësi dhe histori globalizimi”, parashtroi temën gjuhëtarja.

“Tek gjyshërit tanë është krejtësisht i qartë raporti i ndarjes fetare, me emra turq, arabë apo katolikët, me emra të krishtera në variante shqip si Gjin, Gjon, Mrik. Ortodoksët dallohen lehtë për shkak të njëtrajtësisë së tyre, si Antoneta, Dhimitër, Andon, etj”.

Pasi këtij grupi, zonja Mëniku identifikon ata persona të viteve të kohës përpara dhe pas Luftës së Dytë Botërore, “kur ka një lloj përpjekje për t’u identifikuar si shqiptar apo dëshira të së ardhmes. E shprehur në emra, ka rritje emrash si Fatbadh, Lumturi, Liri, Shpëtim, çka lidhet me dëshirat e shqiptarëve për të ardhmen dhe për veten e tyre. Në këtë brez, janë dominues piëkrisht emrat Shpëtim dhe Liri. Përsa i përket Kosovës, ka një karakteristikë tjetër, ndonëse identitet të njëjtë. Lidhur me historinë e saj, në brezin që sot janë 20-30 vjeç, mbizotërojnë emra si Liridon, Liridona”.

Në kohën e komunizmit, ka patur ndikime të qarta kultutore, por edhe tentativa për t’u rikthyer në emra thellësisht shqiptar. Pegagogia Mëniku shpjegon: “Fundi i viteve 1960-70, për shkak të rritjes së ndërgjegjësimit të raporteve shqiptaro-ilire, e ndikuar edhe nga studimet e gjuhëtarëve gjermanë, nisën të përdoreshin në masë emra si Anila, Entela, Bledi, Arben, Artan, Genci, Ilir, Genti, Teuta. Janë të gjithë emra që i referohen fiseve ilire”.

Megjithatë, kjo periudhë e identifikimit me emrat ilirë dallon për dy faza të saj. “Etapa e parë ishte ajo e preferimit të emrave të mbrëterve ilirë, si Agron, Teuta, Bardhyl dhe më pas, në një etapë të dytë, në një përpjekje për të krijuar një lloj identiteti si Brikena, Bledar, Bledion, por edhe emra fisesh, si Ardian, Enkelejd, Dasaret, etj. Në këtë periudhë pati edhe një ndikim nga miqësia me Bashkimin Sovjetik, duke u vendosur shumë emra si Sonja, Vladimir, Liliana, etj. Ndërsa marrëdhënia e viteve 60-70 me Kinën, nuk solli shumë ndikim në fushën e emrave, çka tregon se marrëdhënia ishte mbase sipërfaqësore dhe se kulturat ishin shumë të ndryshme për t’u përshtatur në pak kohë”.

Dekada e fundit e komunizmit dhe tranzicioni ka shënuar një tjetër etapë në historinë e vendosjes së emrave të shqiptarëve. “Fundi i viteve 1980 solli një ndryshim të situatës. Në komunizëm ishte e ndaluar vënia e emrave fetarë dhe të huaj, kështu që liberalizimi i pjesëshëm i jetës solli krijimin e një brezi Liviash, ndikuar nga personashi Livia Konte e Oktapodhit apo emra të tjerë serialesh, si Megi. Rikthimi i fesë në jetën e shqiptarëve u shoqërua me rikthimin e këtyre emrave fetarë, si Kristi, Sara, Françeska, etj, por tendenca e fundit është rikthimi përsëri tek emra shqiptarë, kryesisht ilirë, të shkurtër dhe të paeksploruar, si Bojken apo Daor. Gjithashtu, vërehet një dëshirë për të vendosur emra të tjerë shqiptarë, si Art, Drin, Bora, Arbi, Dea, etj”.

Sipas gjuhëtares, e cila nuk sheh një rrezik evident për zhdukjen e emrave shqiptarë dhe që pranon si një tendencë të pashmangshme të globalizimit dhe lëvizjes së lirë bashkëekzistencën e emrave të huaja, një rol të mirë në ruajtjen e identitetit është edhe një vendim i gjendjes civile në vitin 2008, që shmang emrat e çuditshëm dhe qesharakë. “Janë pikërisht emra si Pikëllime, Ballokume, Çbane, Sose, Pseerdhe, Mbarime, Van Dam, Çak Norris, Zidan, Ingis apo Bon Xhovi, ata që nuk lejohen më”.

Meritokracia në Tregun e Punës në Shqipëri
Meritokracia, në drejtimin administrativ, apo tek administrimi në përgjithësi, ku “priten” më së pari emërimet me përgjegjësitë, zbatohet kryesisht tek individët, mbështetur tek “meritat” e tyre mbi shkallën e “inteligjencës”, reputacionin dhe edukimin, të bazuara e të përcaktuara nga sisteme të ndryshme vlerësimesh apo konkurimesh (provimesh).

Duhet thënë fillimisht se, megjithëse meritokracia është një koncept që po haset me një frekuencë të lartë që nga shekulli i 20-të, ky term (meritokracia) ka një origjinë të hershme përdorimi që nga filozofët e lashte si Plutoni, Aristoteli e më pas prej Confucit deri në kohët moderne, ku koncepti i meritokracisë gjeti një shprehje të zbatuar duke influencuar fillimisht nga Kina në Indinë Britanike përgjatë shekullit të 17-të dhe më pas, duke kaluar në kontinentin evropian dhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Me përkthimin e teksteve të Confucit, intelektualët evropianë u “familjarizuan” me meritokracinë e filozofisë kineze duke influencuar që ajo të zëvendësonte filozofinë e “vjetër” të Europës. Por meritokracia në vetvete nuk është një formë qeverisjeje, e cila me gjithë aplikimin këmbëngulës në Singapor pasi ky vend u shkëput nga Malajzia, nuk i krijon të gjitha premisat e një harmonie të qeverisjes, pasi ai “uniformizon” kërkesën dhe nevojën duke standardizuar metodologjitë e ndryshme të administrimit.

Meritokracia është më shumë një ideologji. Ashtu si ajo konceptohet, individët duhet të aplikojnë në bazë të meritokracisë duke u “gjykuar” mbi një sërë meritash të tilla, të cilat përcaktojnë një hark të gjerë elementësh që nga inteligjenca tek morali, nga kultura e përgjithshme deri tek zotësitë specifike. Teori të ndryshme mbi meritokracinë, përkojnë në një fakt të rëndësishëm – që “merita” në vetvete duhet të jetë konsiderata më e rëndësishme gjatë një vlerësimi.

Një term tjetër, i cili konsiderohet thuajse antipodi i “meritokracisë” është nepotizmi. Kjo fjalë, derivon nga një rrënjë latine (nip, mbesë, i afërm). Nga mënyra se si perceptohet tashmë kjo fjalë në gjuhë të ndryshme, një sociolog mund të klasifikojë lehtësisht edhe zhvillimet sociale të atij kombi, vendi, apo gjuhe. Në fjalorë të vendeve të ndryshme, ndër kuptimet me të cilat shoqërohet kjo fjalë përcaktohet edhe si “korrupsion”, por ajo që mund të përkufizohet në kuptimin administrativ, zakonisht ka të bëjë me fenomene, të cilat ndeshen në ato entitete, niveli i demokratizimit të të cilave është i ulët. Këto “entitete” mund të jenë shprehje e nivelit të zhvillimit të shoqërisë, por në raste të caktuara, individë të ndryshëm munden të ndërhyjnë në rregullat e një sistemi “meritokratik”, duke implantuar një sistem “nepotik” , nëpërmjet të cilit arrin të sigurojë një lloj “sundimi” të mikro-kulturave të mëparshme të atij entiteti, organizate, apo vendi të caktuar.

Në tregun shqiptar të punës, përgjatë njëzet viteve të fundit ka patur zhvillime të konsiderueshme. Me fuqizimin e bizneseve private, me daljen përtej kufijve të “biznesit familjar”, nevoja për forca pune dhe për ekspertë të kualifikuar, sjell vetiu një lloj qëndrimi më realist ndaj forcave të punës. Nevoja e implementimit të një sistemi vlerash mbi bazën e meritokracisë bëhet një domosdoshmëri, e cila gjithnjë rezulton pozitivisht në rritjen e eficiencës në një organizatë. Megjithatë, nisur nga perceptimi i përgjithshëm, si dhe nga niveli i manaxhimit të bizneseve, mund të vërehet lehtësisht se në ato organizata, apo biznese, ku roli i manaxhimit është një aksesor i pandjeshëm në funksion të interesave të pronarit (ose pronarëve) të biznesit, meritokracia mbetet një koncept i palidhur me mënyrën e funksionimit dhe të manaxhimit të burimeve njerëzore.

Përsa i përket implementimit të kritereve të meritokracise, pamja vjen e errësohet akoma më tej në sektorin shtetëror. Përpos kritereve politike, të cilat janë jo vetëm një vazhdë e hijeve që lënë pas diktaturat, drejtuesit zyrtarë krijojnë premisat që nëpërmjet punësimit të individëve të ndryshëm, të “trafikojnë” interesa private të caktuara nëpërmjet emërimeve përtej kritereve që kërkon një vend pune në një organizatë shtetërore. Ky lloj subjektivizmi motivohet edhe ligjërisht nga fakti se pas çdo konkurimi për një vend pune në administratë, pavarësisht nga rezultati i pikëve, drejtuesi mund të përzgjedhë nga lista që i ofrohet pikërisht njërin nga personat që renditen ndër tre të parët, pra jo të parin. Departamenti i Administratës Publike nuk ofron statistika sa i përket rasteve të “përzgjedhjes”, por rëndom, ndodh që të punësohen ata që renditen në fund të klasifikimit. Në ligj mungon gjithashtu edhe detyrimi që duhet të ketë një drejtues për të bërë transparente mënyrën dhe kriteret e vendimmarrjes për rastet e punësimit, por nga ana tjetër, i privon nga e drejta e ankimit individët, të cilët janë renditur më lart në rezultatet e konkurimit.

Ndërsa në tregun “privat” të punës në Shqipëri, vërehet se vitet e fundit po bëhen gjithnjë e më shumë prezente në treg kërkesat publike për vendet vakante të punës. Ky është një lajm pozitiv krahasuar me zhvillimet e ngadalta të demokratizimit të manaxhimit të burimeve njerëzore në institucionet shtetërore. Tashmë është një fakt më se i pranuar që sektori shtetëror nuk mundet dot t’a mbajë të punësuar një ekspert të aftë, i cili në sektorin privat mundet të përfitojë një pagë disa herë më të lartë. Kjo bën që shërbimet e ofruara nga sektori privat, të rezultojnë në një nivel cilësor të dallueshëm.

Përsa i përket çështjes së meritokracisë, ashtu si përmendet edhe me lart, ajo konsiderohet jo aq si një mënyre menaxhimi sesa si një lloj “ideologjie”, implementimi i së cilës, kërkon kohën e vet në tregun shqiptar të punës. Ky treg, i cili mund të quhet ende në konsolidim e sipër, ka akoma shume mekanizma që duhet t’i përdorë, për të krijuar një profil të caktuar, ku çdo individ, të ketë aksesin individual.

Ndërkohë që “meritokracia” konsiderohet si një ideologji, “nepotizmi” nga ana tjetër, është sjellje. Në kushtet e Shqipërisë, ashtu si u përmend edhe më lart, “nepotizmi” është një lloj qasjeje e krijuar nga ata individë, të cilët munden t’u imponohen organizatave të ndryshme, duke synuar vetëm një element – manaxhimin e centralizuar, ku çdo veprim miratohet e ku nëse një individ kryen një veprim të caktuar, ai është koshient se shumë sy e shohin dhe shumë veshë e dëgjojnë. Në këtë mënyrë, drejtuesi i organizatës arrin të “sigurojë” vetëm një qëndrim unik kundrejt të tretëve jashtë organizatës, ku ai mbetet “zëri” i vetëm që prezanton çfarë ai synon. Në kontekstin e ngushtë të fjalës “nepotizëm”, nuk është gjithnjë e thënë që rreth menaxherit të organizatës të jenë vetëm njerëz të afërt të tij në lidhje gjaku.

Megjithatë, falë asistencës perëndimore, në disa institucione shtetërore, të cilat nuk janë pjesë e Administrimit Publik, mund të gjenden rregulla, të cilët bëhen një lloj pengese “formale” ndaj nepotizmit. Megjithatë, rëndësi të madhe për një organizatë, e cila menaxhohet nga nivele të ndryshme vendimmarrjeje, ka fakti i parimeve të përgjithshme të zbatimit të transparencës dhe të përdorimit të atyre metodologjive, të cilat nuk lejojnë krijimin e “boshllëqeve” të caktuara, ku dëshira për t’i dhënë zgjidhje të shpejta çdo problemi, sjell qëndrimet nepotike. Rastet janë të shumta, ku lufta ndaj qëndrimeve subjektive të trajtimit të punësimit, ka sjellë përmirësime të ndjeshme në rekrutimin e individëve mbi bazën e meritokracisë. Për shembull në rregullat Etike të Bankës së Shqipërisë përcaktohet përgjithësisht se ndalohet puna në bankë e bashkëshortëve dhe të afermve të tjerë deri në radhën e tretë, operacionet e punës së të cilëve, kishin lidhje direkte mes tyre. Natyrisht, ky është një rregull, i cili në institucione të ndryshme dhe në rrethana të caktuara mund të marrë efekt. Megjithatë, problemi do të mbetej në një zgjidhje jo aq të rekomandueshme nëse mund të krijohej në të ardhmen një lidhje bashkëshortore në raportet “epror-vartës”. Ndërkohë, Banka e Anglisë , inkurajon jo vetëm lidhjet brenda institucionit, por aktualisht, aty punojnë individë, gjyshërit e të cilëve kanë qenë gjithashtu staf i bankës. Ky shembull vërteton faktin që për të njëjtin fenomen, qasjet mund të jenë të ndryshme dhe se ajo që në një organizatë konsiderohet nepotizëm, nëse babain e zëvendëson fëmija, në një tjetër organizatë ky zëvendësim konsiderohet si ruajtje e vlerave më të mira. Pikërisht në këtë këndvështrim, mund të vërehet larmia e qasjeve që krijohen për të njëjtat fenomene në organizata të ndryshme.

Në tregun shqiptar të punës fenomeni i nepotizmit ka të bëjë pikërisht me mungesën e implementimit të asaj “ideologjie” të quajtur meritokraci. Duke mos e konsideruar këtë ideologji si një element të nevojshëm, e cila duhet të gjejë domosdoshmërisht pasqyrim në rregullat e rekrutimit dhe të promovimit në karrierë sepse krijon menjëherë impakt tek përmirësimi i menaxhimit, ndoshta e ardhmja do të krijojë një ndarje të re mes organizatave që e zbatojnë dhe atyre që nuk e përfillin kriterin e “meritokracisë”, duke gjeneruar vazhdimisht krijimin e “rrjeteve” nepotike. Rrjetet “nepotike” mund të kenë në përbërje të tyre individë, të cilët nuk aspirojnë karrierën nëpërmjet promovimit gradual në punë si rezultat i përvojës dhe arritjeve, por këta krijojnë pikërisht “klimën” e kundërt në organizatë duke përdorur moton “e di vetë shefi se çfarë bën”. Një lloj vlerësimi i përgjithshëm mund të bëhet edhe aktualisht mes organizatave në tregun shqiptar të punës. Organizatat që karakterizohen nga zbatimi i parimeve të manaxhimit modern janë zakonisht më të synuarat për individët punëkërkues. Sektori bankar, ngjan thuajse i plotësuar me parimet e menaxhimit dhe të mirëfunksionimit të administrimit të burimeve njerëzore, ku shkallët e karrierës kanë një përcaktim relativisht të qartë. Ndryshe është në organizata të tjera jashtë këtij sektori, ku shpesh kompetencat janë të përziera dhe rrjedhimisht, individët gjenden në vështirësi për zgjidhjen e problemeve. Megjithatë, vetë menaxhimi i burimeve njerëzore, në tregun shqiptar ende nuk i ka shpëtuar konotacionit negativ të së kaluarës dhe si çdo “qasje” e re, edhe ky element kërkon kohën e vet për të fituar statusin e elementit më të rëndësishëm të menaxhimit të organizatës.Aleksandra Çitozi

Televizioni një “mësues i keq”
Nga Arjan Konomi.  Është kjo një pyetje që ka përfshirë psikologolë e sociologë, studiues dhe opinionistë që nga koha e lindjes së televizionit si mjet i komunikimit masiv e vazhdon ende sot në të gjithë botën. Shumë libra janë shkruar në lidhje më këtë çështje, mijëra studime e një pafundësi artikujsh kërkojnë në thelb të shpjegojnë pse mund të ketë efekte sociale negative televizioni, sidomos tek fëmijët.

Shumica e teorive konsiston në faktin se televizioni duke patur një impakt të madh mbi shoqërinë nëpërmjet përmbajtjes së programeve të tij dhe efektit tek teleshikuesit, mund të ketë një pushtet të pakontrolluar, të aftë për të injektuar në shoqëri doza të mëdha informacioni, por edhe dhune.

Kështu mendohet se bën të mundur ndryshime radikale të ambientit real e nga kjo gjë mund të merren modele të gabuara për t’u imituar, me rezultatin që mendjet modifikohen si pasojë e këtij ndikimi. E nëse dhuna është e pranishme në televizione, gjithnjë sipas këtyre teorive, njerëzit dhe veçanërisht fëmijët bëhen automatikisht më të dhunshën.

Përsa i përket këtij aspekti shoqëria shqiptare është një laborator i gjallë eksperimentimi duke qenë se në një hark kohor prej njëzet vitesh ka ndërruar rrënjësisht gjithçka që lidhet me televizionin.

Nga viti ’90 kur kishim vetëm një kanal shtetëror që transmetonte vetëm pesë orë në ditë, kemi mbërritur sot me një mori kanalesh televizivë, me programacion të shumëllojtë dhe të pasur. Po të llogarisim edhe kanalet dixhitalë tematikë ose jo, gama rritet shumë më tepër.

Pse ne shqiptarët jemi një laborator i gjallë i ndikimeve të televizionit në shoqëri? Në asnjë shoqëri perëndimore nuk mund të shihen efektet që ka televizioni mbi të sesa tek kjo e jona. Dhe ja pse.

Gjatë kohës së diktaturës, njerëzit në ato zona ku mund të ndiqej në mënyrë ilegale transmetimi i kanaleve të huaja sidomos ato italiane, ishin më të informuar mbi kronikën, politikën, shoqërinë, muzikën dhe kinematografinë në botë. Dhe në këtë pjesë të shoqërisë viheshin re elementë civilizimi më të mëdha sesa në pjesët e tjera të saj, që ishin të privuara për pozicionin e tyre gjeografik.

Kjo dukej që në elementët e thjeshtë jetësorë lidhur me komunikimin apo përditshmërinë e jetësës, duke i krijuar kësaj përqindje të vogël të popullsisë të kishin njohuri dhe për rrjedhojë një stil jetese ndryshe nga pjesa tjetër.

Por le të shohim konkretisht reagimin e shoqërisë sonë, në momentet më domethënëse të saj dhe le ti rakordojmë ato më hapat e zhvillimit të televizionit. Në prag të rënies së komunizmit ne dukeshim sikur ishim një shoqëri e formuar nga pikëpamja sociale edhe pse e varfër ekonomikisht. Masivizimi i shkollës, punësimi që kapte shifra të larta dhe kriminaliteti ishte fare i ulët.

Në këtë fazë sociale televizioni ishte pothuajse i papërfishëm në ndikim e tij te shoqëria. Pas rënies së diktaturës, fillimi i viteve ’90 u shoqërua me një periudhë dhune që nuk ishte parë ndonjëherë në historinë tonë. Kriminaliteti dhe mikrokriminaliteti u shtuan aq shumë sa tërë popullsia kërcënohej.

Përdhunimet ishin fenomeni më i përhapur i asaj kohe e respekti për jetën ishte shumë i ulët. Të mbetur në primitivitet nga varfëria dhe izolimi, kush na bëri të dhunshëm derisa televizioni ishte pothuaj inekzistent?

Një moment tjetër i rëndësishëm është edhe viti ’97, kur shoqëria shqiptare tregoi sa barbare ishte, duke çuditur edhe vendet e tjera nëpërmjet pamjeve tronditëse që transmetoheshin nga kanalet e huaja.

Edhe deri në këtë kohë ekzistonte vetëm televizioni shtetëror që kishte shtuar programacionet e tij, por që nuk kishte arritur të ishte përcaktues në formimin dhe civilizimin e popullsisë. Pra, nga kjo pikëpamje ishte pak a shumë si të mos kishte tv.

Atëhere pse ne, të pa “formuar keq nga tv”, ishim aq të dhunshëm, kishim kriminalitet të jashtëzakonshëm dhe nuk i kushtonim aspak rëndësi jetës së tjetrit?

Çdo të thoshin në këtë rast studiuesit dhe filozofët që e quajnë televizionin një “mësuese të keqe”?

Sot shoqëria shqiptare është padyshim ndryshe nga sa më parë edhe për shkak të zhvillimit të televizionit dhe ndikimit të tij.

Natyrisht, që në morinë e madhe të kanaleve dhe të programeve televizive ka edhe gjëra që nuk kanë vlerë apo që nuk të mësojnë asgjë, por të gjitha kanë një funksion të rëndësishëm. Atë të zënies të kohës së lirë, që në pamundësi apo në mungesë dëshire për të bërë diçka tjetër, të argëton dhe të “zë mendjen”, duke mos i dhënë mundësinë trurit të elaborojë streset, pakënaqësitë, urrejtjet, mllefet, perversitetet apo psikopatitë individuale të fshehura edhe në fytyrën më të pafajshme.

Fenomeni i kthimit te emigranteve ne Shqiperi
Kthimi i emigrantëve në atdhe po jep efektin në ekonomi. Rritja e depozitave, e kërkesave për dyqane dhe apartamente, e përdorimit të kartave telefonike, janë disa nga sinjalet që ata po japin në treg. Por qëndrimi i tyre në një kohë kur norma e papunësisë është ende e lartë, pritet të jetë i shkurtër

Ndonëse nuk ka shifra të sakta për kthimin e emigrantëve dhe integrimin e tyre në vend, sektorë të ndryshëm të ekonomisë duket se po ndjejnë ndikimin e konsumatorëve të rinj në treg.

Efektin e parë e ka përjetuar tregu i apartamenteve dhe i dyqaneve, që janë burim strehimi dhe punësimi i emigrantëve.

Në qytetet bregdetare të vendit konfirmohet shtimi i kërkesave për qira. Këto qytete, që kanë edhe numër të madh emigrantësh në Greqi apo Itali, tani po përballen çdo ditë e më shumë me kthimin e tyre, çka ka ndikuar edhe rritjen e kërkesave për apartamente me qira.

Të gjithë agjentët imobilarë të kontaktuar nga “Monitor”, kanë konfirmuar se gjatë këtij viti ka shtim të individëve që kërkojnë apartamente me qira, kryesisht emigrantë të kthyer në Shqipëri.

“Numri i atyre që kërkojnë shtëpi me qira është rritur shumë. Thuajse të gjithë janë emigrantë të kthyer apo çifte të reja që kërkojnë të bashkëjetojnë”, thotë Elsa Zoto e agjencisë “Koral” në Durrës.

Çmimet e qirave në qytetin e Durrësit, duke përfshirë edhe zonën e Plazhit, luhaten nga 15,000 lekë – 300 euro në muaj, në varësi të vendndodhjes, madhësisë dhe cilësisë së apartamentit.

I njëjti fenomen po vihet re edhe në qytetin e Vlorës, ku gjithashtu ka rritje të kërkesës për qira nga emigrantët e kthyer.

Në kushtet kur e kanë të vështirë që të mund të blejnë një apartament me kursimet e tyre apo përmes një kredie, kërkesa për qira po rritet.

Mjaft prej tyre kanë preferuar që të blejnë një dyqan për të siguruar njëkohësisht edhe punësimin dhe ndërkohë apartamentin ta marrin me qira.

Celularët nuk përdoren më vetëm për festa

I dukshëm është efekti edhe te telefonia celulare, ku vihet re përdorim i kartave telefonike, të cilat prej kohësh ishin inaktive, thjesht përdoreshin nga emigrantët kur vinin në atdhe për pushime. Emigrantët po ndikojnë edhe në rritjen e të ardhurave në këtë sektor dhe në “amortizimin” e efekteve negative të krizës.

Drejtori i Përgjithshëm i “Vodafone Albania”, Haris Broumidis, ka pohuar në një intervistë për Monitor se është vënë re rritje e numrit të klientëve aktivë dhe kjo mund të jetë një shenjë se ka shqiptarë që po kthehen në Shqipëri nga vende që po përballen me efektet e krizës, si Greqia apo Italia. “Gjykojmë që rritja e numrit të klientëve tanë aktivë mund të ketë ardhur për këtë arsye (ardhja për shkak të krizës ose liberalizimi i vizave, që u ka mundësuar të ktheheshin personave që nuk mund të lëviznin më parë). Rritja e numrit të klientëve aktivë ka kompensuar efektet e rënies së fuqisë blerëse”, thotë Broumidis.

Nga erdhi shtimi i kursimeve në euro

Në të njëjtën kohë, në sistemin bankar vihet re rritje e depozitave. Gjatë muajve mars-shtator të vitit të kaluar, me gjithë efektet negative të krizës, depozitat janë rritur ndjeshëm, dhe rol në këtë, sipas bankierëve, kanë luajtur individët, vendas dhe emigrantë, jo bizneset. Gjatë periudhës prill-tetor të vitit të kaluar, depozitat në euro u shtuan me rreth 320 milionë euro.

Por rritja e depozitave gjatë kësaj periudhe ka ardhur kryesisht nga depozitat në euro, që në pjesën më të madhe vijnë nga emigrantët, të cilët i kanë të ardhurat dhe kursimet në këtë monedhë. Sipas bankierëve, depozitat u rritën nga zhvendosja e kursimeve të emigrantëve të Greqisë, që transferuan paratë në bankat shqiptare për shkak të pasigurisë nga kriza e borxheve kombëtare në shtetin fqinj, prirje që ishte e dukshme që nga marsi i vitit të kaluar. Këtë vit, kjo tendencë nuk po konstatohet, të paktën deri tani.

Ndërkohë ofertat e shumta të bankave për të tërhequr depozita me interesa relativisht të larta, pritet të përshpejtojnë ritmet e rritjes së depozitave në muajt në vijim.

Emigrantët kërkojnë kredi

Emigrantët kthehen në vendin e tyre pasi kanë fituar një përvojëpune dhe kanë grumbulluar një kapital, që duan ta investojnë. Të tjerë kërkojnë të hapin një biznes me ndihmën e kredisë.

Kompanitë e mikrokredisë kanë regjistruar rritje të kërkesave për kredi. Zana Konini, Drejtore Ekzekutive e Union SHKK, kompani kursim-krediti, që lëvron hua deri në 2.5 milionë lekë, konfirmon se në çdo shoqëri në rrethe të ndryshme të vendit, janë anëtarësuar mesatarisht rreth 5-10 emigrantë (97 degë gjithsej).

“Gjithsesi, ky numër nuk është përfaqësues. Anëtarësohen vetëm ata që janë të interesuar për shërbime financiare, pra ka edhe të tjerë që kanë ardhur. Kryesisht në rrethet Vlorë, Tiranë, Fier, Lushnjë, Elbasan. Për rrethet e tjera nuk disponojmë të dhëna të sakta, por tendenca është në rritje, kryesisht nga Greqia”, thotë znj. Konini.

Një pjesë e emigrantëve, rreth 20%, kanë depozituar kursimet e tyre në Union SHKK, ndërsa pjesa tjetër kanë marrë kredi për sera, blegtori, përpunim druri, ullishte, makineri bujqësore, etj.

Shtim i konsumit?!

Një pasqyrë e qartë për efektin “emigrant” në ekonomi është edhe indeksi i tregtisë me pakicë, i cili me shtimin e konsumatorëve, duhet të reflektojë gjithashtu rritje.

Operatorët e mëdhenj të tregtisë me pakicë në vend konfirmojnë rritje të shitjeve, por gjithsesi hezitojnë të konfirmojnë nëse kjo ka ardhur nga klientët emigrantë.

Më shumë shqiptarë në vend

Një tjetër fakt interesant është rritja e numrit të hyrjeve të shqiptarëve në vend. Gjatë qershorit 2011 deri në fillim të muajit maj 2012 kanë hyrë 11% më shumë shqiptarë nga të gjitha pikat kufitare të vendit. Numri total i vendasve që kanë vizituar vendlindjen gjatë 2011-2012 është afro 3.6 milionë.

Efektin e rritjes e kanë dhënë hyrjet nga pikat kufitare në kufi me Greqinë, Kakavija dhe Kapshtica, që kanë regjistruar rritje prej 12%. (Shih – Tabela (Fluksi i hyrjeve)

Megjithëse shifrat nuk janë një argument për rritjen e numrit të emigrantëve të kthyer në vend, ato tregojnë një tendencë në rritje të hyrjeve në Shqipëri nga nënshtetasit shqiptarë.

Ekspertët dhe operatorë ekonomikë në vend vërejnë se pjesa më e madhe e emigrantëve, edhe nëse janë kthyer, e kanë bërë këtë me synimin për të qëndruar në një periudhë të shkurtër kohe, derisa situata në vendet ku ata kanë jetuar prej vitesh të përmirësohet.

Një studim i kryer nga Fondacioni Grek për Politikën e Jashtme dhe Europiane (ELIAMEP) i prezantuar edhe në Tiranë, tregon se pjesa më e madhe e emigrantëve shqiptarë ngurrojnë të kthehen në Shqipëri pasi vlerësojnë se ka ende papunësi të madhe, varfëri, mungesë rendi dhe se pasojat e krizës ekonomike bëhen tashmë çdo ditë e më të dukshme.

“Mendojmë se do të kthehemi, por një nga problemet kryesore është çështja e fëmijëve, shkollimi i tyre, se do të jenë refugjatë siç ishim ne këtu. Do të jenë ata refugjatë në vendin e tyre”.

“Problemi i dytë është ai i punësimit. Nuk ka punë për ata që janë atje. Po të shkojmë edhe ne, është dyndje shumë e madhe dhe papunësi. Vetë shteti nuk ka ndonjë projekt, nuk sheh ndonjë qasje reale për punë atje”, janë disa nga thëniet që anketuesit kanë deklaruar në pyetësorët e tyre.

Emigrantë në Europë apo në atdhe duket se është dilema e kësaj gjenerate shqiptarësh që për më se dy dekada kanë jetuar në shtete të huaja.

Kthim i përkohshëm?!

Ilir Gëdeshi, drejtor i Qendrës për Studime Ekonomike dhe Sociale, e cila ka realizuar një studim për kthimin dhe integrimin e emigrantëve në vend, thotë se është vërejtur se një pjesë e vogël e tyre kanë deklaruar se do të kthehen në atdhe ose do të sjellin një pjesë të familjes këtu.

Emigrantët mendohet se kthehen përkohësisht, sepse këtu kanë pak shpresa për të gjetur punë dhe në ato raste kur e gjejnë, të ardhurat që sigurohen prej saj janë ndjeshëm më të ulëta se në Greqi.

Shkaku kryesor i kthimit është ulja e shpenzimeve, si qira, drita, ujë, taksa, etj., të cilat në Greqi apo Itali kushtojnë shumë, ndërsa në Shqipëri, janë me çmime të lira.

Pjesa më e madhe e emigrantëve e konsiderojnë kthimin si një opsion që duhet shtyrë, për sa kohë sa të jetë e mundur. Rreth 65% e emigrantëve e kanë marrë në konsideratë kthimin brenda vitit, ndërsa 26% thonë se kjo mund të ndodhë brenda gjashtë muajve të parë.

Kjo sjellje e tipit “të presim dhe të shohim” e bën të vështirë të parashikohet se si emigrantët mund të veprojnë në të ardhmen.

Është e qartë, që është bashkëveprimi midis faktorëve të mjedisit që do të vazhdojë të përcaktojë normat e kthimit në të ardhmen.

Së pari, shkalla e gjatësisë dhe thellimi i krizës ekonomike në vendet pritëse dhe sidomos ndikimi mbi ata sektorë ku shqiptarët janë të punësuar kryesisht.

Si konkluzion, është situata ekonomiko-sociale në Shqipëri që do të ndikojë kthimin e emigrantëve në atdhe. Nëse situata në Shqipëri përkeqësohet, emigrantët kanë më pak gjasa për t’u kthyer.

Sondazhet e përsëritura tregojnë se shumica e emigrantëve shqiptarë kanë qëllim të kthehen në atdhe, por vetëm pasi ata të kenë arritur objektivin e tyre të migracionit (zakonisht qëllimi janë kursimet) dhe duke përfunduar me sukses ciklin e tyre të migrimit. Ky grup i të kthyerve potencialë, megjithatë, mund të ndikohet për të lëvizur kthimin përpara, për shkak të efekteve të krizës ekonomike në situatën e tyre personale. Disa mund të zgjedhin për të përshpejtuar kthimin, nëse efektet e krizës ekonomike godasin objektivat e kursimeve.

Erioni, i cili dëshiron të mbetet në migrim për pesë vjet të tjera, në mënyrë që të kursejë për të investuar në Shqipëri, personifikon këtë sjellje të përbashkët.

“Megjithatë, nëse thellohet kriza dhe rritet papunësia, ne gjithashtu mund të kthehemi. Ne nuk mund të qëndrojnë të papunë dhe të konsumojnë kursimet tona”, thotë ai.

Risqet e kthimit

Risku i parë i kthimit të emigrantëve është presioni i tyre në tregun e punës brenda vendit dhe rritja e normës së papunësisë. Në kushtet e krizës, norma e papunësisë ka vijuar të rritet duke shënuar nivelet e 13% dhe shtimi i punëkërkuesve mund ta rrisë edhe më shumë.

“Nga studimi ynë kemi konkluduar se 28% e emigrantëve kërkojnë të punojnë në profesionin e tyre, 10% në sektorin shtetëror dhe 62% janë të gatshëm në çfarëdolloj pune që t’iu dalë”, thotë z. Gëdeshi.

Në kërkim të bizneseve….

Pasi kanë kaluar periudha të vështira, për shkak të krizës në vendet ku kanë jetuar dhe punuar prej vitesh, ata vendosin të kthehen në vendlindje, duke çelur biznese të ndryshme. Emigrantët investojnë kryesisht në biznese familjare.

Investimet e rritura konfirmohen edhe nga të dhënat e bëra publike nga Bashkia e Tiranës, sipas të cilave rreth 1,500 biznese të reja të hapura në kryeqytet në katër muajt e parë të vitit, por megjithatë nuk ka të dhëna se sa prej tyre janë investime të emigrantëve të kthyer.

Ajo që vihet re është se edhe emigrantët e kthyer kanë investuar kryesisht në ngritjen e bizneseve të shërbimit, që tashmë janë në masë në Shqipëri, duke ndikuar më shumë se me rritje të ekonomisë dhe punësimit, në uljen e marzheve të fitimit për këta sektorë. Kjo madje mund ta dëmtojë edhe më shumë biznesin vendas në këtë periudhë krize.

Emon Sila, drejtor i shitjeve në kompaninë e ndërtimit “Mane TCI”, thotë se ka interes të vazhdueshëm nga emigrantët për të blerë ose për të marrë dyqane me qira.

“Kjo për arsye sepse ata kërkojnë që kur të kthehen në Shqipëri të kenë mundësi për të pasur një dyqan, për ta kthyer në një biznes (parukeri, lokal, internet-kafe, pastrim kimik, restorant etj.)”, thotë Sila.

Zana Konini i Union SHKK thotë se ardhja e emigrantëve është pozitive për tregun e punës në vend, sepse ata kanë përvojë pune, ide të reja për këtu, shpesh sjellin edhe kapital dhe tentojnë ta shtyjnë fermën drejt prodhimit për treg (jo vetëm konsum), por fakt është që ata pengohen nga mungesa e kolateralit për kredi të mëdha dhe ngarkesa me kredi në vendet nga vijnë.

“Vihet re pavendosmëria për të qëndruar këtu”, thotë Konini.

Në fakt, kushtet e përkeqësimit të ekonomisë dhe uljes së shpenzimeve nga konsumatorët (fakt i argumentuar nga shifrat zyrtare) emigrantët ka gjasa të “zhgënjehen” shpejt me ecurinë e tyre në vend dhe për pasojë, qëndrimi i tyre të jetë afatshkurtër.

“Nga ajo që ne kemi vënë re prej kontakteve tona është se emigrantët kthehen për të qëndruar pak, kryesisht në periudhën e dimrit, ku edhe punësimi në vendet europiane është më i ulët. Pritet që në muajt e verës të ketë rritje të emigrantëve, që do të shkojnë sërish në vendet që kanë lënë, për shkak të rritjes së kërkesave atje për punësim, kryesisht nga turizmi”, thotë Elton Çollaku, drejtor i Unionit Financiar Tiranë, që është agjent ekskluziv për Shqipërinë i “Western Union”, kompanisë ndërkombëtare të transferimit të parave.

Ndalet rënia e remitancave

Viti 2011 ka ndalur prirjen rënëse të prurjeve të emigrantëve, që kishte nisur që në 2007-n, duke reflektuar si tendencën ciklike (pas një periudhe mbi 15-vjeçare lidhjet e emigrantëve me shtetin mëmë dobësohen dhe ata fillojnë e dërgojnë më pak para në vendet e origjinës), ashtu dhe pasojat e krizës në Greqi e Itali, ku ndodhen pjesa më e madhe e emigrantëve shqiptarë.

Elton Çollaku, drejtor i Unionit Financiar Tiranë thotë se edhe transfertat nga Greqia, në këtë periudhë janë të qëndrueshme dhe kanë një tendencë të lehtë rënëse. Vendet e tjera, ndërkohë, duke përfshirë edhe Italinë, kanë një performancë të mirë të remitancave.

Ndërsa përkeqësimi i situatës në Greqi, pas shpërthimit të krizës së borxhit në vitin 2009 dhe goditja që mori ekonomia e vendit atje, dha efekt negativ në dërgesat nga emigrantët shqiptarë në shtetin helen gjatë dy-tre viteve të fundit, ato u kompensuan nga rritja e transfertave nga shtetet e tjera.

Janë rreth 15, korridoret kryesore nga vijnë paratë në Shqipëri, që janë kryesisht vendet nga Europa Perëndimore dhe Amerika e Kanadaja. Italia mbetet dërguesi kryesor dhe deri në tetor, sipas z. Çollaku, transfertat nga ky shtet kanë qenë në rritje.

Në dy muajt e fundit të vitit 2011 kishte një rënie e lehtë, por që lidhej më shumë me vendimin e qeverisë italiane për vendosjen e kufizimeve për daljen e parave jashtë vendit. Situata duket se është stabilizuar sërish në mars-prill të këtij viti. Anglia, Gjermania dhe Zvicra janë shtetet e tjera, nga të cilat emigrantët shqiptarë u dërgojnë një pjesë të kursimeve të tyre të afërmve në Shqipëri.

Në vitin 2011, dërgesat që emigrantët nisën te të afërmit e tyre arritën në vlerë absolute në rreth 700 milionë euro, pothuajse në të njëjtin nivel me një vit më parë. Në raport me PBB-në, të ardhurat e emigrantëve shënuan rënie, duke zbritur në 7.4% të PBB-së, nga 7.8% një vit më parë, duke arritur në nivelin e tyre më të ulët që prej vitit 2000, në rreth 8% të PBB-së, nga 14.2% e PBB-së në vitin më të mbarë, 2003.

Fluksi i hyrjeve

qershor 2011 – 2 maj 2012                 qershor 2010 – 2 maj 2011

Hyrje shqiptarë                         3,629,109                                       3,227,825 Kakavijë e Kapshticë                                                             1,620,935                                     1,428,387

Burimi: Drejtoria e Kufirit

Skandali me Lojërat e Fatit, si fshihen të ardhurat
Thellohet skandali i abuzimit me paratë që duhet të shkojnë në buxhet nga taksimi i lojërave të fatit. Gazeta zbulon se Njësia e Mbikëqyrjes së Lojërave të Fatit i takson kompanitë e bixhozit vetëm sa minimumi i lejuar nga ligji.

Edhe pse fizikisht, çdokush e ka të lehtë të vërtetojë se në sallat e kazinove elektronike ka me dhjetëra kompjuterë, mesatarja e taksave që merr Njësia e Lojërave të Fatit është vetëm për 11.2 kompjuterë në çdo sallë. Sipas Besnik Çobajt, i emëruar personalisht nga ministri Bode në krye të NJMLF, çdo sallë në Shqipëri ka mesatarisht 11-12 kompjuterë apo makina elektronike ku luhet bixhoz. Një hulumtim i thjeshtë i gazetës në disa pika kazinosh elektronike ka vërtetuar se ka salla me më shumë se 20 apo 30 makina elektronike.

Zbulimi

Sipas të dhënave zyrtare që gazeta disponon, në mars, në databazën e NJMLF-së janë të regjistruara 25 kazino elektronike. Në total këto kazino kanë hapur në të gjithë vendin 187 salla me kompjuterë apo makina elektronike ku luhet bixhoz. NJMLF ka të regjistruar se në 187 sallat janë të vendosura 2371 makina elektronike. Me një llogari të thjeshtë, mesatarja është 12.6 makina në çdo sallë. Gazeta ka të plotë databazën se sa salla dhe sa makina ka secila kompani në çdo sallë. Duke përjashtuar kompaninë e parë, e cila ka vetëm një sallë dhe deklaron 45 aparate, pjesa tjetër e mbetur e bizneseve deklarojnë mesatarisht 11.2 makina elektronike në çdo sallë. Janë 13 kompani që deklarojnë minimumin e lejuar, 10 makina për çdo sallë që kanë të hapur. Janë 7 kompani që deklarojnë 11-12 kompjuterë për sallë. Janë vetëm 5 kompani që deklarojnë më shumë se 13 deri në 16 kompjuterë për sallë. Vetëm një kompani, shumë e madhe, deklaron 45 kompjuterë për sallë. Për efekt të konkurrencës, gazeta nuk po boton emrat e kompanive, por vetëm numrin e sallave për secilën prej tyre dhe numrin e kompjuterëve që takson NJMLF.

Abuzimi

Sipas ligjit “Për lojërat e fatit”, çdo sallë duhet të ketë minimalisht 10 kompjuterë ku luhet bixhoz. Kjo është përcaktuar në nenin 22 të ligjit, ku saktësohet lejimi i mjeteve elektronike: “Në një kazino elektronike duhet të ketë jo më pak se 10 mjete elektronike për çdo sallë”. Të dhënat e publikuara më sipër tregojnë se bizneset e bixhozit paguajnë detyrimet për mesatarisht 11.2 makina për çdo sallë. Pra sa minimumi i lejuar nga ligji. Çdokush e ka lehtë të vërtetojë se sallat e bixhozit kanë më shumë se 11 kompjuterë. Në ligj përcaktohet se “NJMLF mbikëqyr dhe kontrollon veprimtarinë e subjekteve që organizojnë lojëra fati në të gjithë territorin e Republikës së Shqipërisë, në përputhje me legjislacionin për këtë veprimtari dhe aktet nënligjore në fuqi”. Kuptohet qartë se sa “e mbikëqyr dhe e kontrollon” këtë veprimtari NJMLF-ja. Është naive të besosh se inspektorët, drejtori dhe vetë ministri i Financave, i cili e ka për detyrë ligjore të marrë periodikisht në duar raportin e NJMLF-së, nuk e kuptojnë që të ardhurat nga lojërat e fatit janë në minimumin e lejuar me ligj. Dyshimi është se janë të tjera arsye që i mbyllin sytë kreut të Financave dhe atij të Njësisë së Lojërave të Fatit. Sipas ligjit, për çdo makinë elektronike duhet të paguhet nga 40 mijë deri në 100 mijë lekë në muaj si detyrim fiskal. Tarifa ndahet sipas kategorisë së qytetit ku është vendosur kazinoja elektronike, në Tiranë e Durrës, 100 mijë lekë për makinë në muaj, në rrethet e kategorisë së dytë 60 mijë lekë në muaj dhe në rrethet periferike të kategorisë së tretë 40 mijë lekë në muaj. Shumat janë joshëse dhe të përmuajshme. Dëmi që i shkaktohet buxhetit të shtetit në këtë rast është me dhjetëra milionë lekë çdo muaj.