Month: November 2017

Mendoni se është e pamundur të gjesh një punë nga mijera vende te reja pune, që paguan jashtëzakonisht mirë dhe që me të vërtetë do të gëzon ta bësh? Më lartë janë 10 vendet e punës më të mira në Amerikë.

Ne ndoshta do të ishim gjithashtu skeptikë, po të mos ishte raporti vjetor i 50 vendeve më të mira në Amerikë i webfaqes Glassdoor. Ne nxorrem vetem 10 prej tyre.

Për të gjetur vendet më të mira të punës në SHBA, webfaqja identifikoi karrierën me rezultatin më të lartë të përgjithshëm të punës, i cili përcaktohet duke matur tre faktorë në mënyrë të barabartë: potencialit i fitimi (paga vjetore mesatare), vlerësimi i kënaqshmërisë në punë dhe numri i vendeve të punës.

Për të marrë në konsideratë një titull pune, i eshte dashur të merrte të paktën 100 raporte pagash dhe 100 vlerësime të kënaqshmërisë për punë të ndara nga punonjësit e SHBA-ve gjatë vitit të kaluar. Numri i hapjeve të vendeve të punës për titullin e punës paraqet listat aktive të punës në webfaqen Glassdoor më 1 janar 2017.

Read Full Article

Emigrantët shqiptarë që jetojnë në Itali, në pjesën më të madhe zgjedhin që bashkëshorti apo bashkëshortja të jetë shtetas italian.

Portali i shqiptareve ne Itali percjell se nga 448 mijë shqiptarët që jetojnë përtej Adriatikut, pa llogaritur ata që kanë marrë shtetësinë italiane, 48,1% e tyre janë femra. Pavarësisht numrit më të vogël, në martesat që kanë të paktën një shtetas shqiptar, ato janë më të përfaqësuara.

Kështu, 53,6% e martesave të shqiptarëve në Itali përbëhen nga një nuse shqiptare dhe një burrë italian. Ndërsa e kundërta, pra një burrë shqiptar që martohet me një nuse italiane përbën vetëm 26,4% të totalit të martesave.

Në këtë mënyrë, bashkimet martesore të përziera arrijnë në 80%, duke i lënë vetëm 1/5 rasteve kur dy shqiptarë martohen së bashku, percjell Portali Shqiptari.net

Por në fakt ky nuk është një trend që u përket vetëm shqiptarëve, por prek të gjithë të huajt që jetojnë në Itali. Sipas Anila Husha, e cila ka shkruar për këtë dukuri në librin e sapopublikuar “Donne d’Albania” të Rando Devole dhe Claudio Paravati, bashkimet e përziera janë një fenomen në rritje dhe një nga sinjalet më të dukshme të transformimit të shoqërisë italiane,

“Familja, një nga elementet thelbësore të shoqërisë, bëhet protagoniste e ndryshimit, duke trupëzuar brenda saj bashkëjetesën e kulturave të ndryshme që ndodhen në botën e jashtme”, shkruan Husha.

Mes vitit 1996 dhe 2013, numri i martesave në Itali ra me 30%, por u rritën ndjeshëm martesat me çifte të përziera.


Burimi: Ministria italiane e Punës

Duke krahasuar statistikat e martesave të komuniteteve të tjera në Itali, ka një normë shumë më të lartë të burrave shqiptarë që martohen me gra italiane, se sa të emigrantëve të shtetësive të tjera me nuse italiane. Nëse në rastin e martesave shqiptare ato përbëjnë 26,4% të totalit, mes emigrantëve ky raport fiksohet në 17%.

Kjo e dhënë mund të përkthehet si një përshtatje më e mirë e emigrantëve shqiptarë në komunitet, se sa shtetësitë e tjera.

A.H./SCAN

Read Full Article

Pasi kemi dëgjuar nga emigrantët e Greqisë hallet e krizës shumëvjeçare, na është lodhur koka me soggiorno-n dhe probleme të shtetëzimit të brezit të dytë në Itali, jemi trembur me historitë -40 gradë në vendet nordike (të ftohta në sjellje, siç janë edhe në temperaturë), me rrjetet mafioze të Belgjikës, me martesat e palumtura për dokumenta apo rreshtimin e fëmijëve për asistencë sociale në Angli, me endjet e gjata në kampet e Gjermanisë, pasi kemi buzëqeshur me “arrogancën” e emigrantëve të SHBA-së, që sa herë vijnë na tregojnë se çfarë s’po bëjmë mirë (dhe pastaj ikin dhe na braktisin në gabimet tona), apo me përmendjen çdo dy fjalë të “bill-eve që kanë për të paguar”; pasi kemi përjetuar frikën e emigrantëve të Francës nga rryma nacionaliste anti-emigracion (e më pas gëzimin kur fitoi Macron) dhe taksat super të larta; pasi mezi dëgjojmë (se flasin shumë ulët) ankesat e shqiptarëve në Zvicër për racizmin social, kuptuam se vetëm nga tri shtete (ndër shtetet që kanë përqindjen më të madhe të emigrantëve shqiptarë), nuk kishim dëgjuar asnjë ankesë. Përkundrazi, shqiptarët që jetojnë aty kanë një qetësi të admirueshme dhe të vetmit që realisht na zilepsin për jetën e tyre

Shqiptarët në Kanada

Ah Kanadaja! E njohur si “motra e çuditshme e Amerikës”, Kanadaja është aq e butë dhe tolerante, saqë nuk e vret mendjen për shakatë amerikane apo franceze ndaj stilit të jetesës apo dialektit të tyre (të tmerrshëm) në frëngjisht e anglisht.

Por ama kur Trump vjen në pushtet,  gjysma e atyre që janë tallur historikisht me kanadezët, duan të emigrojnë pikërisht aty. Të mos flasim për kryeministrin bukurosh Justin Trudeau, që bën joga në orar të punës dhe diskuton legalizimin e marijuanës.

Edhe pse larg dhe me mall për vendlindjen (kush nuk e ka), shqiptarët e Kanadasë janë ndier të respektuar që në aplikimin e parë. Kanadaja u ka hapur dyert emigrantëve profesionistë dhe madje në Toronto gjen një numër të madh intelektualësh (kryesisht në inxhinieri), aq sa për shumë kohë qyteti njihej ndryshe si “Tirana Town”.

Studentë shqiptarë në Kanada

Sistemi shëndetësor është falas, shkollat janë shumë të lira, punën e gjen sipas meritës (dhe shqiptarëve s’ua kemi frikën në shkollë) dhe askush nuk të paragjykon. Me aq natyrë të bukur sa ka Kanadaja, shqiptarët atje shijojnë më shumë se kudo pikniqet, ecjet në mal apo pyll dhe hobi të tjera jashtë orarit të punës, që në vende të Europës as nuk kanë kohë e nerva t’u përkushtohen.

Shqiptarët që vijnë nga Kanadaja kanë një butësi që rrallë e ndesh në Shqipëri. Atyre u janë zhdukur rrudhat që ne na krijohen nga skepticizmi dhe shfryrjet, të cilat nisin që kur zgjohemi në mëngjes nga trapani i komshiut e deri kur flemë me lajme protestash e sharjesh në kokë. Ata janë të sjellshëm, flasin me zë të ulët dhe gjithmonë mikëpritës kur u shkon për vizitë. Pse të mos jenë? Fundja një shtëpi normale në Kanada, pas disa vitesh punë, është sa një vilë normale në lagjet e pasura shqiptare.

Shqiptarët në Spanjë

Spanja ka rreth 5 milion të huaj dhe ndryshe nga shtete të tjera të Europës, është një vend ideal për të punuar dhe për të krijuar familje. Po pse?

E para: Spanja nuk ka patur kurrë asnjë lëvizje nacionaliste kundër emigracionit. Spanjollët, të cilët vetë e kanë vuajtur emigracionin gjatë regjimit autoritar të Franco-s, i mirëkuptojnë të gjithë ata që kërkojnë punë diku gjetkë, për t’u shpëtuar vështirësive ekonomike në vendin mëmë.

E dyta: Duke vuajtur plakjen e popullsisë, Spanja u jep automatikisht kombësinë fëmijëve të emigrantëve, të cilët kanë lindur në Spanjë.

E treta: Spanja ka më të mirën e dy botëve: mesdhetare dhe europiane, që përbën edhe vendin ideal për shqiptarët.

Punonjës spanjollë gjatë “siesta-s”

Një vend që ka pasur “Siesta” (koha e gjumit të drekës) me ligj, si mund të mos jetë një vend fantastik për t’u jetuar? Edhe pse tashmë po diskutohet heqja e Siestës, për një kohë të gjatë, të shtyrë nga temperaturat e larta, spanjollët merrnin 2-3 orë pushim në drekë, për të vijuar të freskët punën deri në orën 19:00-20:00 të darkës. Ushqimi, natyra, kultura dhe fakti që spanjollët janë aq entuziastë për jetën, janë arsye për të jetuar mirë edhe nëse nuk ke 3 shtëpi e 2 kolibe si shqiptarët në Amerikë.

Shqiptarët në Austri

Si mund të jetë “i keq” vendi ku ka lindur e ka krijuar Mozart-i, Haydn-i apo Strauss-i, që ka nxjerrë disa nga arkitektët dhe mjekët më të mirë në botë?  Çfarë të këqijash mund të presësh nga Austria, ku universitetet janë të klasit ndërkombëtar, por studentët jashtë BE-së paguajnë 1000 euro për semestër (më lirë se tek privatët tanë).

Austria ka qënë gjithmonë e mirë me emigrantët. Që prej vitit 2011, shteti në kufi me Gjermaninë ka nxjerrë një leje të quajtur “Karta e kuqe-e bardhë-e kuqe”, që lejon të huajt jashtë BE-së të punojnë e të jetojnë në Austri.

Shqiptarët u mblodhën vjet në një paradë me motorë Harley në Vienë të Austrisë

Pastaj Viena është vetëm dy orë larg Tiranës me avion dhe Austrian Airlines nuk na ka zhgënjyer asnjëherë gjatë këtyre viteve me shërbimin e saj.

Edhe pse gjatë viteve ka pasur përpjekje të nacionalistëve ekstremistë të djathtë për të marrë pushtetin, austriakët nuk ia kanë dhënë kurrë. Përkundrazi, shteti ka qënë një ndër më mikpritësit ndaj refugjatëve. Në Vienë, por edhe në qytete të tjera, gjeni me mijëra serbë, kroatë, shqiptarë të Kosovës që u sistemuan atje pas shpërbërjes së ish-Jugosllavisë. Edhe në 2015-ën, Austria nuk u tremb si vende të tjera europiane, por i hapi dyert për refugjatët nga vendet muslimane.

Për austriakët, prejardhja dhe besimi fetar nuk ka qenë asnjëherë problem. Madje Viena ka qënë prej vitesh një qytet shumëkulturor dhe qendër për bashkëpunimin ndërkombëtar dhe dialogun ndërfetar.

Read Full Article

Think it’s impossible to find a job with tons of openings, that pays exceedingly well, and that you’ll really enjoy doing?

We’d probably be skeptical, too, if it weren’t for Glassdoor’s annual 50 Best Jobs in America report.

To find the best jobs in the US, the job site identified careers with the highest overall “job score,” which is determined by weighing three factors equally: earning potential (median annual base salary), job satisfaction rating, and number of job openings.

For a job title to be considered, it had to receive at least 100 salary reports and 100 job satisfaction ratings shared by US-based employees over the past year. The number of job openings per job title represents active job listings on Glassdoor as of January 1, 2017.

Below are the 10 best jobs in America. You can click here for the top 25

Read Full Article
[video src="https://next-media-api.ft.com/renditions/15041134907180/1920x1080.mp4" /]

Bukuritë e këtyre bjeshkëve ka tërhequr vëmendjen edhe të revistës amerikane “Financial Times”

Shqipëria dhe Kosova kanë shumë vende të bukura. Njëra ndër bukuritë janë edhe Alpet Shqiptare apo Bjeshkët e Nemuna që shtrihen në Kosovë, Shqipëri e Mal të Zi.

Bukuritë e këtyre bjeshkëve ka tërhequr vëmendjen edhe të revistës amerikane “Financial Times”.

Me një shkrim të gjatë nga autori Martin Fletcher tregohen bukuritë e këtyre bjeshkëve, si dhe natyre e mrekullueshme, përcjell albinfo.ch.

Autori tregon edhe për fshatrat që ka vizituar, pastaj mikpritjen dhe gjithçka rreth këtyre bjeshkëve të mahnitshme.

Read Full Article

Sipas strategjisë shumëvjeçare të paraqitur nga qeveria Liberale në atë që ajo e quan “nivelet më ambicioze të emigracionit në historinë e kohëve të fundit”, Kanadaja do të mirëpresë gati një milion emigrantë gjatë tre viteve të ardhshme.

Numri i emigrantëve nga bashkimet familjare dhe refugjatët do të rritet në 310 000 në vitin 2018, nga 300 000 që ishte këtë vit.

Ky numër do të rritet sërish në 330 000 në vitin 2019 dhe 340 000 në 2020, shkruan ‘Scan’.

Ministri i Emigracionit, Ahmed Hussen tha se e gjitha kjo do të ndihmojë në kompensimin e plakjes së popullsisë. Ai e quajti atë si planin historik dhe ‘më ambicioz’ të kohëve të fundit, përcjell.

Ai tha se emigracioni nxit inovacionin dhe forcon ekonominë, duke hedhur poshtë disa pretendime se të sapoardhurit shpenzojnë burimet e Kanadasë dhe bëhen barrë për shoqërinë.

Read Full Article

Në Paris, një familjeje i duhen 16.4 vite, në Vjenë 12.9 vite. Në Nju Jork duhen 10 vite, në Cyrih 10.1, në Milano 17.8 vite

Sipas të dhënave që bëhen të ditura nga Numbeo, Tirana ka banesat më të shtrenjta në Evropë dhe botë, duke marrë parasysh përballueshmërinë e jetesës. Numbeo ka bërë renditjen e 267 qyteteve sipas raportit të çmimit mbi të ardhurat, që është treguesi më i mirë për të matur përballueshmërinë për blerjen e një apartamenti.

Një banesë në Tiranë kushton 70 apo 100 mijë euro, dhe duke pasur parasysh të ardhurat e ulëta, duhet një kohë shumë e gjatë për t’u bërë pronar i tij, në krahasim me një apartament në Vjenë, Paris, Nju Jork, Milano, Firencë, Lisbonë, Barcelonë, Stamboll, Gjeneve etj, shkruan ‘monitor’.

Sipas këtij indeksi në kryeqytetin shqiptar duhen 18.3 vite të ardhura për të blerë një banesë, ndërsa në Paris, një familjeje i duhen 16.4 vite, në Vjenë 12.9 vite. Në Nju Jork duhen 10 vite, në Cyrih 10.1, në Milano 17.8 vite. Në Barcelonë mjaftojnë 13.1 vite.

Edhe në krahasim me 5 vjet më parë, duhet shumë më tepër kohë për të blerë një apartament në kryeqytetin shqiptar. Sipas të njëjtës renditje të Numbeo në vitin 2012, kur raportohen për herë të parë të dhënat për kryeqytetin shqiptar, Tirana renditej në vendin e 104 dhe duheshin 12.5 vite për t’u bërë pronar i një banese.

Rritja e çmimeve të shtëpive me ritme shumë më të shpejta sesa e të ardhurave ka bërë që të bëhet gjithnjë e më e vështirë të blesh një apartament (në krahasim me 10 vjet më parë çmimet janë dyfishuar).

Më i shtrenjti në rajon është Serbia, ku duhen më shumë se 22 vite për t’u bërë pronar shtëpie. Në rajon, qyteti ku familjeve u duhet më pak vite të ardhura për të blerë një apartament është Sarajeva, me 13.3 vite. Në Shkup ky tregues është 15.1. Në Athinë, ku çmimet kanë rënë ndjeshëm që pas krizës që rrezikoi daljen e vendit nga euro, duhen rreth 10 vjet për të blerë një shtëpi.

Në Evropë, më të shtrenjtë sesa Tirana janë vetëm tre qytete: Roma, Beogradi, Londra. Më i shtrenjti është Londra, ku do të duheshin 24 vite të ardhura për të blerë një apartament.

Qyteti më i shtrenjtë në botë për të blerë një apartament është Hong Kongu, ky do të duhej gati gjysma e jetës (38 vjet) për t’u bërë pronar.

Read Full Article

“Të braktisur në BE” ishte tema e emisionit “Njerëz në Fokus’ të gazetares Ola Bruko në ‘News24’. Një prind shqiptar, i cili nuk ka preferuar të identifikphet ka rrëfyer se si e ka lënë djalin e tij 15-vjeçar në një nga vendet e BE-së për një jetë më të mirë. Ai thotë se e ka lanë djalin në një stacion treni derisa erdhën policët.

“E çova në një vend të BE për një jetë më të mirë dhe e lashë në një stacion treni derisa erdhi policia që e mori. E dërgova kur ishte 15 vjeç, ndërsa për pak muaj ai mbush 18 vjeç. Më merr malli shumë, por më duket sikur më ka harruar. Edhe sikur të dua unë është e vështirë për të që të kthehet këtu në Shqipëri”- tregon babai, raporton ‘BalkanWeb’.

Ndër të tjera ai shprehet disi i penduar për veprimin e tij dhe thotë se nëse do kishte një fëmijë tjetër nuk do e çonte sërish. Ai thotë se djali studion në një shkollë profesionale.

“Djali studion në një shkollë profesionale dhe pas shkollimit ka mundësi për të punuar atje. Nëse do kisha një fëmijë tjetër nuk do e çoja sërish. Flas në telefon 3 herë në muaj dhe kam 7 muaj pa e takuar”- ka thënë ai.

(d.d/BalkanWeb)

Read Full Article