12 mld euro nga pagat – Emigrantët shqiptarë në Itali kontribuojnë me 1% të PBB

256 mijë shqiptarë, emigrantë të rregullt në Itali dhe që janë në marrëdhënie po të rregullt pune, kontribuojnë plot 12 miliardë euro në ekonominë e vendit fqinj, thotë një raport i fundit.

Ky raport zbulon se, emigrantët e huaj në marrëdhënie pune në vend janë 2.4 milionë, dhe prodhojnë 131 miliardë euro në formë taksash, çka përkthehet në 9% të Prodhimit të Brendshëm Bruto të vendit.

Me 256.383 emigrantë në 2016, shqiptarët janë grupimi i dytë më i madh pas atyre nga Rumania, të cilët numërohen në 662 mijë. Kjo do të thotë se, shqiptarët kontribuojnë në ekonominë italiane me rreth 12 miliardë euro në vit, çka përkthehet në thuajse 1% të Prodhimit të Brendshëm Bruto.

Të llogarisësh këtu faktin se një pjesë e madhe e shqiptarëve në vendin fqinj tashmë janë bërë italianë juridikisht, apo edhe faktin se në konsideratë merren vetëm kontributet, dhe jo impakti që kanë në ekonomi shqiptarët që mund të kenë një biznes, e që në fakt janë të paktën 32 mijë thonë shifrat e fundit, atëherë kontributi real i shqiptarëve në ekonominë italiane e tejkalon bindshëm normën e 1%.

12 miliardë eurot i referohen vetëm kontributeve për sigurimet shoqërore dhe tatimit mbi të ardhurat.

Një impakt në rreth 1% të Prodhimit të Brendshëm Bruto vetëm nga taksat që aplikohen mbi pagën, është një normë relativisht e lartë, për një vend që prej vitesh vuan një rritje ekonomike nën 1%.

Roel Korkuti/SCAN

Comments

comments

1 Star2 Stars3 Stars4 Stars5 Stars (No Ratings Yet)
Loading...

You might also like

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *